JONIADA KOCI
Së shpejti qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë online për leje ndërtimi . Kjo parashikohet në ligjin për planifikimin e territorit përmes ngritjes së një “one stop shop” apo strukturës së sekretariatit teknik të KKT. Në komisionin e veprimtarisë prodhuese ministrja e zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni tha se kjo strukturë do të thjeshtoj procedurat por edhe do të shkurtojë kohën ,pasi brenda 60 ditëve aplikantët do marrin përgjigje nëse leja u është miratuar apo jo .
Por krijimi i kësaj strukture sipas demokratëve i jep më shumë kompetenca kryeministrit. Por ky argument është hedhur poshtë nga vet shefja e Zhvillimit Urban duke thënë se kjo strukturë do jete në varësi të ministrisë që ajo drejton.
Gjermeni lajmëroi po ashtu se brenda këtij fundviti do të jetë gati Plani Kombëtar i Territorit por jo vetëm edhe ai bregdetar si dhe ai i integruar ndërsektorial Tiranë-Durrës.
Deputetet e komisionit të veprimtarisë prodhuese kanë dhënë propozimet e tyre që do të përfshihen ne ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Këto propozime parashikojnë që autoritetet kombëtare dhe vendore të planifikimit mund tu delegojnë organeve në varësi përgjegjësi të caktuara për planifikimin e territorit .
Autoritet kombëtare dhe vendore mund t’u delegojnë me marrëveshje, njëra-tjetrës përgjegjësi dhe funksione të caktuara që lidhen me planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. Autoriteti Kombëtarë dhe Vendorë mund të kontraktojnë kryerjen e shërbimeve të ndryshme për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ose mund ti kryejnë ato bashkërisht në marrëveshje mes tyre.
Të gjitha ndërtimet për banesa hapësira dhe shërbime publike duhet të plotësojnë kërkesat e përshtatshmërisë për persona me aftësi të kufizuar që është dhe kusht për marrjen e lejes .
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
