Planifikuan vrasjen e presidentit francez, dënohen me burg militantët e ekstremit të djathë

Planifikuan vrasjen e presidentit francez, dënohen me burg militantët e ekstremit të djathë

Emannuel Macron

Tre anëtarë të një organizate të ekstremit të djathtë në Francë, janë dënuar me katër  vjet burg për akuzën e ngritjes së një komploti për të vrarë presidentin Emmanuel Macron në vitin 2018 dhe një tjetër me gjashtë muaj.

Sipas Reuters, gjykata penale e Parisit u dha tre burrave dënime që varionin nga tre deri në katër vjet burgim. Aktakuza bazohej në shkëmbime të shumta të mesazheve telefonike në lidhje me përgatitjen e planit.  Një person i katërt u dënua me gjashtë muaj burgim për  posedim të një arme. Të akuzuarit e tjerë janë liruar. 13 të akuzuarit, anëtarë të grupit Facegroup "Les Barjols" , i përbërë nga 11 burra dhe dy gra, të moshës 26 dhe 66 vjeç  janë në gjyq që nga 17 janari.

Prokurorët kanë thënë se anëtarët e grupit kishin planifikuar të sulmonin presidentin me thikë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Francën lindore në nëntor 2018

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë