Ndreca përplaset me Shabanin: Jo për çdo dyshim mund të bëni kallëzime! Kreu i nismës 'Thurje': Janë vërtetuar nga SPAK

Ndreca përplaset me Shabanin: Jo për çdo dyshim mund të bëni kallëzime! Kreu i nismës 'Thurje': Janë vërtetuar nga SPAK

1720434501_plarentndreca.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është përplasur në komisionin e Ekonomisë me kreun e nismës 'Thurje' Endrit Shabani.

Ndreca i’u drejtua Shabanit duke e pyetur mbi njohuritë që ai ka mbi prokurimet publike, për mënyrën si funksionojnë nga ana juridike.

Ai tha se për të bërë një kallzim duhet një dokumentacion i caktuar.

 “Fakti që dyshoni për gjithçka s’ju jep të drejtë që të bëhen kallëzime, pasi duhet që të keni një bazë të caktuar dokumentacioni", tha ai.

Nga ana tjetër, Shabani tha se dyshimet që ata kanë pasur janë vërtetuar nga SPAK dhe se kallëzimi i bërë nuk është një kallzim i rremë.

Ai theksoi se është kërkuar që për dyshimet që kanë pasur të ketë një hetim nga ana e prokurorisë.  

“Ne kemi disa fakte dhe faktet janë kontrata, po ashtu kemi cituar në padi KLSH. Kostot që ka pasur në buxhetin e shtetit dhe mbi këto fakte kemi ngritur dyshime dhe e kemi lënë SPAK që të bëjë punën e vet. Dyshimet tona janë vërtetuar të drejta sepse ish-ministri tashmë është në burg. Ne i kemi kërkuar SPAK që të hetojë nga ministri Beqaj dhe gjithë subjektet e përfshira dhe për të gjitha pyetjet që kemi pasur kishim një përgjigje dhe nuk na takonte ne për ta dhënë përgjigjen, sepse ne nuk jemi prokuror. Nuk kemi të bëjmë me kallzim të rrem, por me indicie që të vendosin në punë prokurorinë. Ne kemi pasur dyshimet tona dhe i kemi kërkuar prokurorisë që të hetojë ”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Komisioni hetimor i Shëndetësisë dëgjesë me ‘nismën Thurje’! Shabani: U abuzua me para publike, të zbardhet abuzimi


S.B/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton