DURRËSNjë gomë makine ka shpërthyer në një gomisteri, ku  si pasojë e shpërthimit është plagosur punonjësi i kësaj gomisterie.

Ai fillimisht është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës për të marrë një ndihmë më te specializuar.

Ndërkohë nuk dihen shkaqet e shpërthimit të gomës që i ka shkaktuar më pas plagë punonjësit të gomisterisë.