Ndeshja e kategorisë së parë mes Vorës dhe Shënkollit ka prodhuar një incident që nuk aspak lidhje me futbollin. Takimi i zhvilluar në Pezë Helmas është karakterizuar nga loja e fortë dhe ndërhyrje brutale, por në fundin e saj gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Një faull në favor të Vorës ka irrituar palët dhe futbollistët e të dy skuadrave janë përfshirë në një konfrontim fizik.
Si të mos mjaftonte kjo, në ndihmë të futbollistëve të Shënkollit është futur edhe stafi i skuadrës. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë private të cilët me vështirësi të madhe arritën të qetësonin situatën. Nga ky incident me grushta tre futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq. Kujtojmë se edhe në ndeshjen e fazës së parë loja është karakterizuar me tension mes skuadrave.
Komento