Dy persona janë arrestuar nga policia në fshatin Cerrnicë pas një sherri të ndodhur brenda familjes. Mësohet se në pranga ka rënë 45 vjeçari L.M për dhunë ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçare.
Kjo e fundit është marrë në mbrojtje të menjëhershme nga policia. Ndërsa pas ngjarjes është arrestuar edhe 36 vjeçari E.M vëllai i të dhunuarës pasi është konfliktuar fizikisht me 45 vjeçarin L.M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.