Leo Messi bëhet çështje tek PSG. Ylli argjentinas është parë i pakënaqur me zëvendësimin dhe nuk i ka dhënë as dorën trajnerit Maurizio Pochettino. Ishte minuta e 76-të e ndeshjes së javës së 6-të mes PSG dhe Lyon kur trajneri i kryeqytetasve vendosi të zëvendësonte yllin argjentinas me mbrojtësin Hakimi.

Sfida ishte në barazim 1-1 dhe Messi nuk kishte shënuar madje nuk ka arritur as të gjejë golin e parë me francezët. Messi kur del nga fusha duket tërësisht i pakënaqur dhe nuk i jep as dorën trajnerit duke u shfaqur si i habitur. Më pas PSG e fitoi ndeshjen 2-1 por momenti i Messit me trajnerin u bë çështje. 

Trajneri Pochettino ka shpjeguar vendimin e tij duke thënë : “Çdokush e di që ne kemi lojtarë të mëdhenj në skuadër dhe ne marrim vendime në të mirë të skuadrës. Këto vendime herë mirëpriten e hero jo. Unë e pyeta Messin nëse ai ndihej mirë dhe ai më tha po” e mbyll tekniku argjentinas./Përgatiti Andi Kapxhiu