Në këtë kontekst, studiuesi Plasari përmend frazën: Vjen një njeri i madh i dialogut tek njerëz të vegjël të monologut.
Plasari thotë se mesazhet e Papës që u përcollën nga Mesha e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza” dhe nga takimet e ngjeshura që Ati i Shenjtë zhvilloi gjatë 11-orëshit që qëndroi në Shqipëri, ishin një mesazh edhe për NATO-n dhe BE-në: Mesazh i dialogut, i bashkëjetesës për të dalë nga çdo krizë.
Pjese nga intervista "5 Pyetjet nga Babaramo" ne A1 REPORT
Pse Papa Francesku zgjodhi Shqipërinë, në vizitën e parë në një vend europian?
Për Papën dhe vizitën e tij më e rëndësishme sesa vendi ishte mesazhi që do t’i duhej t’i trasnmetonte botës në këto momente. Opsionet për vendin ku duhej dhënë ky mesazh ranë në mënyrë të qartë mbi Shqipërinë. Në disa nga fjalët e tij Papa Francesku e përmendi vet sepse mendon që vendi ynë ofron një model të përfart të bashkëjetesës midis besimeve të ndryshme fetare.
Papa u detyrua të shpallte hapur dy arsyet kryesore të ardhjes, ndër to përmendi: Bashkëjetesën! Toleranca është termë mburrjeje, hartimi dhe zmadhimi. Unë pranoj termin bashkejtesë e detyruar, Papa tha paqësore. Unë nuk jam Papë. Mendoj se është termi më korrekt. Për të gjetur vendin e përshtatshëm ku të jepej ky mesazh, ishin realitetet shqiptare. Nuk besoj që kanë qenë realitetet politike, po të ishte për realitetet politike nuk i binte kurrë radha Shqipërisë, u zgjodh për bashkëjetesën fetare. Mesazhi që u dha përmes Shqipërisë kalon përtej shtetit të Vatikanit. Lidhet edhe me aspiratat e alenacës së Altantikut Verior dhe BE-së. Një mesazh që në një shkallë të dytë u shërben dhe këtyre aspiratave, një mesazh i dialogut, i bashkëjetesës për të dalë nga cdo krizë. Vjen një njeri i madh i dialogut tek njerëz të vegjël të monologut. Sot duhet të fillojmë të analizojmë dhe të meditojmë.
Ishte një mesazh i dhënë nga kufiri i krishtërimit?
Varet se si e ka konceptuar vetë Papa këtë ripërtëritje, sepse edhe vija e Teodosit është një temë e diskutueshme. Sot kufiri më i rëndësishëm nuk është midis dy kishave, pasi që në vitet ’60 e kanë tejkaluar. Problematika e sotme që shqetëson Papën është një konflikt tjetër. Është konflitk me fondamenalizmin e një besimi tjetër, ose sic e përshkroi Papa me ata që për terrorizëm përdorin për mburojë fenë. Kur ky denoncim vjen nga Vatikani ka një rëndësi disa fishe, të kemi parasysh që paraardhësi Gjon Pali II është njeriu që e thelloi vijën e kritikës së vetvetes. Unë kam ndeshur klerikë që nuk e kuptojnë konceptim “Kisha motra”.
Papa Francesku pati deklaruar më herët se: Ka nisur lufta e 3 botërore. Ka lidhje ardhja e tij në Shqipëri me këtë mesazh?
Mund të jemi në pragun e një lufte të tretë botërore, dhe për të dhënë këtë mesazh duhej gjetur një vend me një bashkëjetesë fetare, ndërsa raporte të tjera në Shqipëri janë konfliktuale.
Vija e teodosit, jemi të fundit që u shkëputëm nga perandoria osmane, të fundit që refuzuam komunizmin, të fundit që po integrohemi…
Nuk po lind konflikti nga vija e teodosit, ISIS nuk ka lidhje me këtë vijë. Kisha e Romës dhe lindorja ortodokse, nuk kanë asnjë konflikt të pazgjidhur mes tyre. Konflikti i sotëm nuk është midis të krishterëve, madje në fjalimet e Papës përmendej shumë pak katolicizmi dhe katolikët, përmendej Jezu Krishti deri tek cështja e hapjes së vendeve të punës, por nuk kanë të krishterët konflikt midis tyre. Dhe nuk rrezikojnë kurrfarë lufte.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)