Plasin debatet në Komisionin e Veprimtarisë, maxhoranca bojkoton mbledhjen

U mbajt sot Komisioni i Veprimtarisë prodhuese, ku u diskutua tema për tarifat telefonike roaming. Kryetari i Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi gjatë mbledhjes deklaroi se do të heqë tarifat roaming me Kosovën.

Po ashtu Shalsi tha se Parlamenti kosovar e ka gati draftin dhe pritet që të firmoset nga pala shqiptare. Por nuk munguan as debatet me tone të ulëta mes Shalsit e deputetit të PD-së, Florion Mima, ku ky i fundit u shpreh se:

Ju thamë se me këtë qeverisje nuk do t'ia dilnit të bindnit qeveritë evropiane për negociatat. Na tallët deri në sarkazmë, por koha na dha të drejtë fatkeqësisht fjalët e Bashës për Toyota dhe para të fsheshura dolën të vërteta.. Paratë e drogës po pastrohen me ndërtime. Bumi 300 % i lejeve të ndërtimit është veç shplarje e parave të drogës.

Florion Mima, deputet i PD

Por më pas maxhoranca iku duke e konsideruar mbledhjen të mbyllur. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së