Presidenti i UEFA-së Michel Platini beson se krijimi i Ligës së Kombeve është një hap përpara për futbollin ndërkombëtar.

“Kjo u pranua dhe ne duhet ta urojmë veten. Kemi dëgjuar ftesat e atyre që duan ta bëjnë këtë, prandaj kemi krijuar këtë garë.

Liga e Kombeve do t’i zëvendësojë miqësoret, ata nuk i interesojnë askujt.

Është më shumë si një garë e zakonshme dhe mendoj se është një vendim i mirë pasi askush nuk i dëshiron miqësoret” tha Platini.

Vendimi për krijimin e Ligës së Kombeve u mor ditën e enjte duke zëvendësuar kështu ndeshjet miqësore mes kombëtareve në Evropë.

Përfaqësueset e vendeve do të ndahen nëpër grupe, kompeticioni do të nisë në shtator të 2018.


d.b/shqiptarja.com