Play-off/ Lushnja fiton me Ilirinë, Besa me AF Luftëtarin! Skuadrat që do luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ri

Play-off/ Lushnja fiton me Ilirinë, Besa me AF Luftëtarin! Skuadrat që do luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ri

Foto ilustruese

Lushnja dhe Besa do vijojnë të jenë pjesë e Kategorisë së Parë për sezonin e ri. Pasditen e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet play-off për të marrë dy biletat e mbetura.

Në stadiumin e Rrogozhinës ekipi i Lushnjës fitoi 2-0 kundër Ilirisë. Djemtë e Gugash Maganit shënuan me Kasmollarin pas vetëm katër minutave lojë, ndërsa Dragoj në fund "vulosi" duelin me golin e dytë.

Në stadiumin e Vlorës, Besa fitoi 3-1 me AF Luftëtarin. Emini, Alphousseini dhe Spahiu shënuan për kavajasit. Ndërkohë gjirokastritët shkurtuan me Ziaj, por pa mundur që të rrezikonin për ta dërguar ndeshjen në shtesë.

Kujtojmë se Lushnja dhe Besa ishin pjesë e Kategorisë së Parë, teksa u renditën në vendet e fundit që të dërgonin në zonën e play-off dhe u ndeshën me dy skuadrat e ardhura nga Kategoria e Dytë.

Veç tyre, Kategorisë së Parë i shtohen edhe Pogradeci dhe Valbona që u shpallën kampione në grupet respektive të Kategorisë së Dytë.

Kategoria e Parë, play-off

E enjte, 16 maj 2024

Rrogozhinë/ Lushnja 2-0 Iliria (Kasmollari 4', Dragoj 90+2')

Vlorë/ Besa 3-1 AF Luftëtari (Emini 7', Alphousseini 32', Spahiu 55' / Ziaj 49')

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij