Plazhi i Drazezës i papastër, banorët:
Shteti s’ka vënë dorë, e pastrojmë vetë

Plazhi i Drazezës i papastër, banorët:<br />Shteti s’ka vënë dorë, e pastrojmë vetë
Plazhi i Darzezës në prag të çeljes së  sezonit turistik është thuajse jashtë funksionit. Në të gjithë gjatësinë e tij prej 13,5 km,  rëra e plazhit është e mbuluar nga plehrat të cilat janë nga më të ndryshmet. 

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit plehrat janë më të shumta pasi ato nuk janë pastruar prej kohësh.
 
Plazhi i Darzezës kryesisht frekuentohet nga qytetarët fierak. Të vetmit që kanë nisur të pastrojnë janë bizneset private. Institucionet shtetërore janë thuajse janë inekzistente për këtë zonë, por ato janë shumë aktive në kohën që fillojnë këto biznese të kenë punë, duke iu bërë presione nga më të ndryshmet.
 
“Ne po mundohemi të japim maksimumin, për të plotësuar ato kushtet për plazhista, siç e shikoni edhe vetë ne po e pastojmë vetë plazhin dhe nga ana e Bashkisë nuk është se po shikojmë një investim”
 
“Armando Subashi e di, po dha urdhër ai e bën”,
shprehen banorët.
 
Ndërkohë në njësinë administrative Dermenas që administron këtë territor përfaqësuesi i saj, Kadri Fasko është shprehur se situata e krijuar është pasojë e periudhës së dimrit.
 
Vija bregdetare i Darzezës është 13.5 km e gjatë, sigurisht kjo nuk pastrohet sepse nuk është funksionale e gjithë vija bregdetare, por ju sigurojmë që në datën tre kur do të fillojë dhe sezoni turistik se gjithçka do të jetë i pastër dhe në kushte e duhura”, u shpreh Fasko.
 
Çelja e sezonit turistik në plazhin e Darzezës bëhet me datë 3 qershor dhe premtimet e administratorit të Dermenasit janë që plazhi do të pastrohet vetëm në një pjesë pasi në të gjithë gjatësinë prej 13,5 është i pamundur, por edhe nuk frekuentohet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi