SHKODER - Punimet në rrugën e Shirokës kanë penalizuar turizmin në këtë zonë. Vonesat në përfundimin e kësaj rruge si dhe dëmtimi i aksit ekzistues nga punimet që po kryhen ka bërë që turistët ti largohen këtij destinacioni turistik

Ndonëse numri i punëtorëve që punojnë në këtë aks mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit është shtuar, përsëri punimet po ecin me ritme të ngadalta.

Prishja e rrugës vështirëson lëvizjen e autobuzëve me turistë, cka ka bërë që një pjesë e agjencive turistike kryesisht të Malit të Zi, të evitojnë viziten në këtë zonë turistike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)