Plazhi i Talës në Lezhë është kthyer në destinacion mjaft të pëlqyer turistik. Rëra kurative, uji i kristaltë, pastërtia që të ofron ky bregdet dhe çmimet e favorshme ka bërë që Talja të tërheqë vëmendjen e shumë pushuesve dhe turistëve të huaj. Në të gjithë gjatësinë e këtij bregdeti prej 6 km ka hapësira të pa limituara publike, pasi vetëm një pjesë e vogël është plazh privat. Pushuesit vlerësojnë plazhin e Tales si vendi ideal për të kaluar pushimet, ndërsa kërkojnë që të ketë më shumë investime për të zhvilluar jetën e natës.
"Vijmë nga Maqedoni. Plazhi më I bukur që ekziston ën Shqipëri është plazhi I Tales në Lezhë." thotë një pushues.
"Kam që kur kam lindur që vij në Tale. Plazh shumë I mirë për familje dhe për shoqërinë. E vetmja gjë që I mungon është një pedonale, pasi pas orës 8 humbet gjithçka, është shumë qetësi , njerëzit shkojnë të flenë pasi nuk kanë një aktivitet me të cilin mund të kalojnë kohën."
"Shumë mirë, kushtet e mrekullueshme." thotë një pushues tjetër.
"Këtu kam gjetur stabilitet" shton një pushues.
Administratori i Shënkollit Albert Rrusti thotë se nga viti në vit plazhi I Tales ka ka rritje të numrit të turistave.
"Çdo vit këtu ka një rritje të pushuesve, si vendas edhe të huaj. Plazhi I Tales ofron pastërti qetësi dhe veçanërisht çmime shumë të lira. Talja ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Lezhë – Tiranë. Distanca e shkurtër me qytetin e Lezhën dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit. " ka thënë ai.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
PLAZHI MBETET I BUKUR KUR NUK NDERTOHEN PALLATE MBI RERE,,,NE BREZIN E RERES ASNJE NDERTESE,
Përgjigju