Plazhi i Zvërnecit pret sinjalin për nisjen e përgatitjeve të sezonit turistik, administratorët: Shpresojmë për gjysmën e pushuesve

Me një gjatësi më shume se 3 km vijë bregdetare, plazhi i Zvërnecit ende nuk është gati për të pritur turistët.

Sipas operatorëve turistikë, ata janë ende në pritje të një përgjigje zyrtare për të nisur përgatitjet dhe për të marrë masat. Janë plotësisht dakord për distancën e çadrave, por presin një sinjal pëer të nisur punimet.

Plazhi i Zvërnecit është frekuentuar vit pas viti nga pushuesit, por për këtë vit përgatitjet ende nuk kanë nisur. Administratorët pretendojnë të kenë së paku gjysmën e turistëve të viteve të shkuara. Grupi i xhirimit të Report Tv ka qenë në Zvërnec për të parë nga afër situatën.

Në pritje për të mësuar se si do të jetë ky vit dhe të një informacioni zyrtar mbi nisjen dhe mbarëvajtjen e sezonit bizneset pranojnë se janë të vonuar në përgatitjet e tyre. Duke shpresuar gjithsesi se ky sezon do të sjell të paktën 50 % të turistëve të viteve të shkuara dhe vetëm në këtë mënyrë mund të quhet pozitiv.

Krahasuar me vitet e tjera, operatorët shprehen se do të ketë një pritshmëri  më të paktë, edhe pse shërbimi do të jetë më i kualifikuar.

Tek tuk sheh dhe ndonjë pushues,kryesisht nostalgjik ndaj plazhit të Zvërnecit që e cilësojnë si një nga plazhet më të mira, duke shpresuar sa më shpejt në nisjen e sezonit.

"Ne kemi dy muaj, më shumë kemi ndenjur brenda se sa jashtë, tani që i kanë lirauar pak kmei filluar të dalim, bëjmë shëtitje këtej", është shprehur një vizitore.

Pronarët e bareve dhe restoranteve kanë pranuar se janë të vonuar në përgatitjet e tyre.

"Jemi me vonesë, avash avash do t'ia lejmë kohës. Vazhdojmë me sistemin që kishim, largësinë e çadrave  4 metra larg njëra- tjetrës, tryezat duke ruajtur distancat. Nuk ka asnjë lajmërim se kur duhet të nisim",ka thënë një nga administratorët.

"Në situatën aktuale ka vërtet përpjekje për ta filluar sezonin e plazhit se për pushime s'bëhet fjalë sivjet. Pak shpresojmë që të ketë pushime. Nëse do të na shtrëngojnë me masat kjo do të ishte në kufinjtë e të pamundurës për ta përballuar ne", shprehet një tjetër administrator në Zvërnec.

Janë rreth 40 biznese të këtij plazhi që presin me padurim ardhjen  e turistëve të parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bela: 09/05/2020 17:24

    MBAJENI PASTER MOS HIDHNI MBETURINA ,,MOS NDERTONI ASNJE GJE MBI RERE,,,RERA TE JETE PER TE NGRITUR CADRAT,,,ATJE KU mbaron rera mund te KETE DISA KIOSKA PER NDONJE PIJE,,,APO FAST --FOOD...MOS E PRISHNI PLAZHIN SI E KANE PRISHUR TE PRISHURIT NGA MENDTE DURRESIN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat