Edhe pse jemi në muajin maj në Shëngjin ende nuk kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik.
Rëra e pasistemuar, mbeturina të shumta dhe kafshë që lëvizin përgjatë bregdetit, është panorama që të servir kjo zonë turistike.
Banore të zonës thonë se përgatitjet për sezonin turistik duhet të kishin nisur me kohë, ndërsa ngrenë shqetësimin e qenve endacakë, prezenca e të cilëve është kthyer në një rrezik serioz për qytetaret dhe vizitorët.
[gallery]22115[/gallery]
Anija që po shkatërrohet po ndot plazhin e Shëngjinit
Sikur të mos mjaftojë kjo në Shëngjin ka filluar të shkatërrohet edhe një anije e cila po kontaminon rërën dhe ujin e bregdetit të Shëngjinit. Pavarësisht ngritjes së shqetësimit në lidhje me këtë problem, asnjë institucion shtetëror nuk ka marrë masa për evadimin dhe largimin e ndotjeve që po vijnë nga kjo anije.
“Temperaturat janë në një nivel të atillë që kur kemi pasur dje pushues dhe janë futur në det treguesi është brenda. Është një thirrje kolektive që të shpejtojmë në krahasim me vitet e tjera të bëjmë më të mirën që të krahasohemi me plazhe më të mira në vend”, thotë një banor.
Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj thotë se brenda dy ditësh do nisë puna për pastrimin dhe plugimin e rërës dhe gjithçka do të jetë gati brenda 15 majit, ditë kur do të bëhet dhe çelja zyrtare e sezonit turistik.
“Është hartuar në plan masash ku me datën 12 maj do të jetë përfunduar plugimi i rërës së gjithë vijës bregdetare dhe me datë 15 maj gjithçka do të jetë gati me kushte bashkëkohore. Risia e këtij viti do të jetë ujë 24 orë dhe gjithashtu firma e pastrimit është risi pasi bregu do të pastrohet 2 herë në ditë”, u shpreh Uldedaj.
Me ndryshimet rrënjësore që ka pësuar Shëngjini gjatë viteve të fundit, numri i pushuesve ka ardhur gjithnjë në rritje, ndërsa garantohet se vëmendja për të ofruar shërbime do të jetë maksimale gjatë gjithë sezonit turistik.
[gallery]22117[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO