Plehrat, KQZ shtyn vendimin
Aleanca: Lejo referendumin

Plehrat, KQZ shtyn vendimin<br />Aleanca: Lejo referendumin
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor shtyn për nesër dhënien e vendimit nëse do t'i hapë apo jo rrugë referendumit për ndalimin e importit të mbetjeve.

"Na duhet më shumë kohë për të marrë vendimin"- deklaroi kreu i KQZ-se, Arben Ristani. Ndërkohë Aleanca kundër importit të Mbetjeve nismëtarja e këtij referendumi i përsëriti KQZ-së apelin për të lejuar mbajtjen e referendumit.

“Janë mbi 50 mijë firma të rregullta. Në këto kushte nuk ka pse të ketë asnjë pengim për moslejimin e referendumit. U përmbush kushti ligjor. KQZ të marrin sa më parë një vendim transparent në raport me fakte dhe të mos bjerë pre e asnjë presioni politik “- deklaroi Blendi Kajsiu, përfaqësuesi i Aleancës kundër importit të mbetjeve.

"Ne i bëjmë thirrje KQZ-së që nesër, të aprovojë kërkesën për referendum duke u nisur nga fakti që ekzistojnë mbi 50,000 nënshkrimet e kërkuara nga Kushtetuta, të pranuara nga vetë institucioni i KQZ-së. Shqetësimi ynë është shqetësimi legjitim i qytetarëve që kanë firmosur kërkesën për referendumin mbi importin e mbetjeve. Ne i ftojmë të gjithë këta qytetarë që të jenë prezent nesër në orën 12:00 pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pritur vendimin e KQZ-së.”- nënvizoi më tej zoti Kajsiu.

SHQYRTOHEN FIRMAT
Në orën 11: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pranoi në parim  dhe nisi në shqyrtim kërkesën e Aleancës kundër Importit të mbetjeve, për të zhvilluar një referendum për shfuqizimin e një pjese të ligjit, “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”. Ndërkohë që 5 minuta para se KQZ të niste mbledhjen, rreth orës 11:00, është parë të dilte nga KQZ ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu së bashku me eskortën e tij.  Mbledhja nisi me shqyrtimin e  raportit të hartuar, mbi dokumentacionin e kërkuesve. Në këtë raport te hartuar nga zyra juridike, rezultoi se rreth 8 400 firma ishin te pa-rregullta, ndërsa numri i përgjithshëm i depozituar ne KQZ është mbi 65 mije.

Kreu i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se ka dyshime për falsifikime por nuk cënohet kuota e 50 mijë firmave të nevojshme. Nga ana e saj Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi I PD-së kërkoi një numër të saktë të formularëve falsifikuar si dhe shpjegime në lidhje me plotësimin e të dhënave që KQZ pretendon për falsifikim.
Sipas KQZ “Duket me sy të lirë ndryshimi i të dhënave nga firma e firmëtarit"

Përfaqësuesi socialist Genc Gjonçaj u shpreh pro kërkesës për referendum. Aleanca kunder importit te plehrave kërkon heqjen e dy neneve 22 dhe 49 që lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin shqiptar.

DEBATI
Çështja ngjalli debate kohët e fundit, pasi ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, gjatë nismës "ACT NOW" kritikoi KQZ-së për mosmarrjen në shqyrtim të mbi 60 mijë firmat për referendumin kundër ligjit për importimin e plehrave në vend, duke saktësuar se KQZ po pengon realizimin e referendumit. Sipas tij me këtë veprim KQZ po minon edhe njëherë besimin e publikut për të vepruar me paanësi dhe në interes të gjithë qytetarëve.

Por KQZ ka deklaruar së nuk ka shkelur afatin për shqyrtimin e kërkesës, por se po vijon punën me verifikimin e materialeve, konkretisht verfikimin e firmave që janë hedhur pro mbajtjes së një referendumi. Sipas KQZ ky afat skadon më 30 qershor.  Ndërkohë ambientalistët janë ankuar te Avokati i Popullit, zotin Igli Totozani, për këtë cështje ndërsa kanë deklaruar se pretendimet e KQZ-së për firmat "janë absurde."

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia