Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e gëzueshëm e ka bërë ai publik përmes rrjetit të tij social Facebook, duke ndarë edhe një foto me të birin në krah.
“Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.”, shkruan ai në postim.
Ai shton se këtë moment kaq të bukur për atë dhe bashkëshorten e tij nuk mund të mos e ndante me ndjekësit e tij.
“Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi.”, shkruan ai.
Komento