Punonjësi i policisë rrugore të Librazhdit Seit Sula është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pasi kanë zbuluar se efektivi nuk ka ndjekur procedurën për një aksident që ka ndodhur në datën 10 gusht.

Polici Sula nuk ka kryer procedurën standarde ditën kur ka ndodhur aksidenti dhe dy ditë më vonë pasi janë ankuar qytetarët ai ka falsifikuar dokumentet.
 
Ai ka falsifikuar datën e aksidentit dhe disa dokumente të tjera, pasi në datën 10 gusht nuk e ka ndjekur si procedura. Polici Seit Sula do akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)