Emërohet anëtari i 7-të i 'Kushtetueses'! Meta dekreton Sonila Bejtjen! BE: Përforcon funksionalitetin e Gjykatës! SHBA: Të mos ndalet puna deri në plotësimin e 9 vendeve

Emërohet anëtari i 7-të i 'Kushtetueses'! Meta dekreton Sonila Bejtjen! BE: Përforcon funksionalitetin e Gjykatës! SHBA: Të mos ndalet puna deri në plotësimin e 9 vendeve

Sonila Bejtja, Luigi Soreca dhe Yuri Kim

TIRANË- Emërohet anëtari i 7 i Gjykatës Kushtetuese! Presidenti Ilir Meta ka emëruar Sonila Bejtjen, duke dekretuar kështu gjyqtaren e tretë nga vakancat e tij dhe të shtatën për 'Kushtetuesen'.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar në presidencë emrin e juristes Bejtja pasditen e sotme, ndërsa Meta i ka dhënë "OK" pa humbur aspak kohë.

"Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur që: Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese", thuhet në njoftimin e presidencës.

Bejtja garonte për vakancën e shpallur nga presidenca, në 22 nëntor 2019. Për këtë vakancë në garë ishte edhe kandidati Altin Binaj.

"Këshilli vijoi më intevistimin e kandidatës tjetër, Zj. Sonila Bejtja e cila është paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimevebëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe miratoi vendimin përkatës. KED vijoi me miratimin e vendimit mbi listën përfundimtare të renditjes dhe raportit përkatës, i cili do t’i dërgohet menjëherë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në njoftimin e KED. 

Binaj u skualifikua nga KED për shkak se një javë më parë ai u zgjodh gjyqtar kushtetues nga parlamenti duke u bërë gjyqtari i 5-të për t'u pasuruar më pas nga Përparim Kalo gjyqtari i 6-të.

Aktualisht 'Kushtetuesja' ishte me 6-anëtarë pasi në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit qëndrojnë Vitore Tusha e cila vjen nga radhët e gjyqtarëve që propozon Gjykata e Lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
'Kushtetuesja' me 7 anëtarë'/ Shefja e ONM: Lajm i mirë! Hap i madh në plotësimin e Gjykatës para 31 dhjetorit

Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri (ONM) Genoveva Ruiz Calavera e ka cilësuar si një lajm shumë të mirë emërimin e anëtares së 7-të të Gjykatës Kushtetuese.

"Lajm i mirë. Një tjetër hap i madh për të përforcuar funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë para vitit 2020", shkruan Calavera.

Ora 20:41
'Kushtetuesja' me 7 anëtarë, Kim: S'mund të ketë pushim derisa të plotësohen 9 vendet

Pas emërimit nga presidenti Ilir Meta të anëtares së shtatë të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim thekson se puna nuk duhet të ndalet deri në anëtarin e 9-të.

"Falenderoj presidentin Ilir Meta për dekretimin në këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë, në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, kushteve të BE, kërkesës së shqiptarëve, Presidenti, Parlamenti, KED është bërë funksinale Gjyakata Kushtetuese para datës 31 dhjetor. Puna duhet të vazhdojë, s'mund të ketë pushim deri sa të plotësohen 9 vendet. Nxisim kandidatët e kualifikuar që përgjigjen ligjit, kështu shqiptarët do të kenë drejtësinë që meritojnë si anëtarë të NATO-s dhe si vend aspirantë në BE", shkruan Kim.

Ora 20:21
'Kushtetuesja' me 7 anëtarë, Soreca: Përforcon funksionalitetin e Gjykatës! Përgëzoj Metën dhe KED

1606386786_luigisoreca620x330.jpg

Reagimi i parë nga ndërkombëtaret për emërimin e Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese ka ardhur nga ambasadori i Bashkimit Europian. Soreca ka përgëzuar presidentin Ilir Meta dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), duke shkruar se ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.

"Sot presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës", shkruan Meta.

Ora 19:53
Meta emëron Sonila Bejtjen anëtare të 7-të të Gjykatës Kushtetuese

1609181639_1609181597BEJTJA.jpg

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Sonila Bejtjen anëtare të 7-të të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar në presidencë emrin e juristes Bejtja pasditen e sotme, ndërsa Meta i ka dhënë "OK" pa humbur aspak kohë.

Njoftimi i presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta sot më datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e krijuar pas mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.
 
Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 66, datë 28.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë: 

1)    Sonila Bejtja        76.83 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur që:

-    Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Dekreti i Presidentit Meta
B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marsel: 29/12/2020 07:52

    Me Bejten Meta e Berisha shpresojne por besoj se SHBA dhe BE i dine mire keto pune

    Përgjigju
  • 001: 28/12/2020 20:54

    Me duket se eshtd quar nga krevati me urgjence per ta dekretuar ket militante.

    Përgjigju
  • Demi: 28/12/2020 20:50

    Zonja KIM me kete zgjedhje ILIR META & SALI BERISHAeshte sot njerezit mete lumtur me kete zgjedhje te diskutueshme nga KED prandaj Meta boni çmos per ta larguar Dvoranin ,dhe vendosi nje militante me nje burre anti Ram i terbuar zonja KIM.

    Përgjigju
  • Arku: 28/12/2020 19:05

    Turp i madh.

    Përgjigju
  • Erik: 28/12/2020 17:45

    U be Gjykata Kushtetuese vend qokash per grate e burrave opozitare. Gruaja e Alibeajt, gruaja e Andi Bejtes, po edhe Vitorja duket si mashe e Ilirit, e keshtu çfare vendimesh pritet te merren?! VENDIME POLITIKE.

    Përgjigju
    • Medemek: 28/12/2020 18:05

      Gjykata u be pazar Rroskoveci.Pirdh te shfryhesh Like po saldon Gjykaten Kushtetuese per te rujtur byrhen e lyme.

  • Delinquenti: 28/12/2020 17:13

    Ore po kjo bejtja me duket se eshte GRRUJA e atij tocit andit qe nuk ka lon llum pa qit nga goja dhe kjo do te beje drejtesi??????,O AMERIKONE MOS NA LEN NE BALT SE KE TY I KEMI SHPRESAT SE KETO TE TJERET MERI ME LONG. XHAFERRLLARI,BEJTJA BOHEN DY DHE I BI QE TE FOLLOJ LOJA DY ME ZERO,PRANEJ E PERSERIS O AMERIKONE NA NIMO PA E BO LOMSH PUNEN KETO SE PO E BONE LOMSH NUK KA MO KUSH I ZGJIDH .......

    Përgjigju
  • Tirona: 28/12/2020 17:04

    Kjo dihet qe do ta kete gjithmone voten kunder se nuk e ka kapacitetin intelektual qe ti japi drejtim zgjidhjeve , duhej nje vote kunder se pastaj do ta quanin Gjykaten Kushtetuese moniste.I ra bixha qe te kete nje pune ku eshte e paafte ta beje dhe tpaguhet nja 8 vjete me rroge te majme nga taxat tona.

    Përgjigju
  • lol: 28/12/2020 16:30

    nuk behet shtet derisa te jet sala dhe floriri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje