Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi dhe Presidenti 'përplasen' për KED

Plotësimi i trupës së Kushtetueses dhe zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përplas Kuvendin dhe Presidentin për KED-in. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se Kuvendi e konsideron të rënë shumicën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ndërsa Presidenca thotë se kuorumi është dhe ky institucion është efikas.

Ish-kryetari i KED, Artan Broci u shkarkua nga Vettingu, por kompetencat e tij mund t'i ushtrojë nënkryetarja, njëherazi anëtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha. 

Burime nga Kuvendi saktësojnë se ka qenë ky institucion i cili ka kërkar që Presidenca të hedhë shortin për zëvendësimin e të shkarkuarve nga Vettingu, ndërsa Presidenca thotë se nuk ka bazë ligjore që shorti të lihet jashtë marzhit kushtetues 1-5 dhjetor të çdo viti. Presidenca sugjeron ndryshim ligji për vakancat e parakohshme, por mazhoranca pretendon se KED s'mund të veprojë pa kaluar Vettingun e vetvetes.

Ndërkohë Presidenti, në letrën dërguar Kuvendit gjatë verës e konsideron si funksionale KED-in dhe se çdo vonesë në mbledhjen e saj është e pajustifikueshme. 

KED nëse mblidhet ka 5 lista kandidatësh për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese e cila ka aktualisht vetëm dy anëtarë, kryetarin e saj Bashkim Dedja dhe anëtaren Vitore Tusha, të cilët kaluan Vettingun, ndërsa shtatë anëtarët e tjerë janë dorëhequr ose u shkarkuan nga KPK. 

Anëtarët e KED:

1. Vitore Tusha, ka kaluiër Vettingun, anëtare zëvendësuese nga Gjykata Kushtetuese që ka zëvendësuar Besnik Imerajn

2. Enton Dhimitri, gjyqtar nga gjykatat e Apelit (në proces rivlerësimi) 

3. Fatos Qato, gjyqtar nga gjykatat e Apelit (në proces rivlerësimi) 

4. Fatjona Memçaj, prokuror pranë gjykatave të Apelit (ka kaluar Vettingun) 

5. Ahmet Jangulli, gjyqtar nga gjykatat administrative (në proces vlerësimi) 

Anëtarët zëvendësues funksional: 

Sotiraq Lubonja nga Këshili i Lartë i Drejtësisë (në proces rivlerësimi)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 06/09/2018 09:34

    Shqipria po e paguan shum shtrenjt me këta lloi politikanësh. Të vësh hajdutin ordiner like floririn President është fundi i Shqiptarve të vuajtur. Shikoni ed palla tallet në një an ky hajduti me bllok në anën tjetër e lul shal ngjitmi 7×7=42 imagjinoni se çfar politike bëjn kto horra ordiner për Shqiptarët e vuajtur në 10 breza.

    Përgjigju
  • nari: 05/09/2018 13:23

    ky president a eshte burri monikes?! ca pret

    Përgjigju
  • luani: 05/09/2018 13:07

    E vute kokekatrorin,babain e korrupsionit ne shqiperi president? Tani i hani m*tin,se ai bashke me padrinon,do u nxjerre uje te zi,juve por edhe neve.Ta gezojme mister 7 %-shin dhe floririn e krrabes,nxenesin me te zellshem te berishovicit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja