Plotësohet një nga kërkesat, Blendi Gonxhe për Report Tv: Punonjësit e transportit do të marrin pagën e dytë të luftës, protokolli nuk ndryshohet

Punonjësit e transportit publik do të marrin pagën e muajit qershor. Lajmi është konfirmuar për Report TV nga drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, i cili pohon se janë rreth 2.4 milionë euro që do të shkojnë për këta punonjës, për pagën e dytë.

"Është bërë prezantimi para të gjithë institucioneve të nevojës për pagën e qershorit, për të gjithë kodet e transportit përsëri për një numër të lartë punonjësish, për një shifër rreth 2.4 milionë euro të tjera, të cilët meritojnë një pagën e qershorit".

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit po ashtu thotë se nëse nuk respektohet protokolli, rrezikojmë të na shtohen rastet, dhe në këtë moment humbjet do të jenë të mëdha, pasi vendet e huaja nuk hapin kufijtë me ne.

"Asnjë nga ne nuk e dinte që qershori do të ishte i mbyllur, është bërë një protokoll që mund të ketë diskutime të veta por duhet ta themi, që protokollet nuk janë dëshirë apo dizajn i joni por janë edhe një detyrim reciprok. Nëse duam që Shqipëria të hapet apo vendet e tjera të hapen ndaj nesh, dhe të qarkullojmë duhet të kemi protokolle të këtyre standardeve. Do të zbatohet protokolli me mirëkuptim, për ato gjëra që janë të nevojshme dhe të realizueshme".

Janë rreth 85% e operatorëve të transportit ndërqytetës që i janë rikthyer aktivitetit, por po përballen me mungesë të ndjeshme pasagjerësh. "Këtu problemi është që nuk po hipin qytetarët në autobus dhe të gjithë në kemi ndryshuar psikologjikisht, me mbrojtjen dhe kujdesin. Duhet t’ju kthejmë besimin dhe operatorët në radhë të parë duhet të jenë në shërbim, nuk do të ketë masa penalizuese për  oraret, për përmasat e mjeteve, për numrin e mjeteve, nuk do të jemi fiskal në këto gjëra".

Sa i takon pjesës së dezinfektimit Gonxhja kërkon bashkëpunim me bashkitë. "Duhet të ketë bashkëpunim me operatorët që janë të licensuar nga bashkitë sidomos për qytetësin, sidomos për ato që kanë kontrata dhe nuk duhet që askush këtu të qëlloj topin tek tjetri apo të barrës së përgjegjësisë. Janë licenca ekskluzive që kanë përgjegjësi publike dhe nuk mundet dot që në këto momente ne ti vëmë këmbën në fyt njëri tjetrit".

Masat ndëshkuese që do të ndërmerren do të jenë objektive, por në çdo moment transporti do të monitorohet për shkak edhe të pakujdesit të treguar nga taksitë.

“Nga taksitë ka munguar kujdesi, ka pasur pasagjerë para, ka pasur shumë pasagjer, nuk ka maska, nuk i përdorin pra ka një lloj lëshimi që do të dojë një lloj shtrëngimi”, thotë Gonxhja. Ndërsa sa i takon lehtësirave fiskale që operatorët kërkojnë, vendimet pritet të merren në shtator.

“Ne nuk e dimë se çfarë sjell paketa e shtatorit që do të ulë TVSH-në, për një sërë subjektesh dhe një pjesë e madhe e tyre rreth 80% janë përfituese, se janë të biznesit të vogël. Kjo është një temë shumë delikate dhe me presion nuk fiton dot asnjëra palë, se shteti nuk është se ka nga ti nxjerri këto para”, shprehet Gonxhja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 26/06/2020 17:09

    Hajdut ske turp qe del ne konference hajdut qe e privatizove dprrtsh i ke kthyer ne kantier ndertimi te gjitha se te ka mesuar BABI nga urreli me ne krye sekserin e kasharit erion qosen. Ordinerin e korrupsionit

    Përgjigju
  • Rondi: 26/06/2020 15:58

    na e pergjysmoni taksen e qarkullimit se nuk i kemi nxjerre mjetet per gati kater muaj.te pakten cilindratave te vogla qe jane edhe me nevojtare.keshtu ndihmojme edhe keto bisneset,se ne mallra do blejme me ato lekat nuk do i fusim poshte jastikut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime