"Këto zgjedhje do të jenë një test i vërtetë për Shqipërinë, jo vetëm për rezultatet e tyre, sepse zgjedhësit shqiptarë do të vendosin cili fiton, por edhe për rëndësine e veçantë që kanë ato në këtë moment”, thotë Roucek.
Duke folur për KQZ-në, Roucek kërkon që ai të plotësohet pasi, ndryshe cënohen standardet e zgjedhjeve dhe ulet besueshmëria e votuesve. "Unë mendoj se është në interes si të qeverisë, ashtu dhe të opozitës që Komisioni të plotësohet, që ai të ketë 7 anëtarë.
Është vendimtare që Komisioni të jetë në gjendje të garantojë e të administrojë votat e zgjedhësve. Ne rekomandojmë që të rikontaktohet e të bashkëpunohet me Komisionin e Venecias. Duhet të diskutohet me specialistët e tij dhe të merren rekomandimet se çfarë duhet bërë në këtë rast me KQZ-në",-thekson ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)