TIRANE- Pas disa kërcënimesh, plagosjes së rojes dhe kërcënimeve të ditës së dielë, Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje familjen rome e cila është edhe drejtuese e shtëpisë së jetimëve “Zemra e Nënës”. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të Policisë së Tiranës. Sipas tyre, kjo masë është marrë pasi ka pasur disa kërcënime rrjesht ndaj familjes Kovaçi, djali i së cilës Fatmir Kovaçi mbeti i plagosur në një atentat të javës së kaluar. Hetimet e policisë janë shtrirë në një konflikt pronësie në lidhje me tokën ku është ngritur qendra e jetimëve, të cilët janë kryesisht të komunitetit rom. Po në të njëjtën banesë 5 muaj më parë një sasi tritoli u hodh nga jashtë mureve duke shkaktuar vetëm dëme material.
/Shqiptarja.com

Ja si u qëllua me 6 plumba 28-vjeçari, A1Report sjell pamjet










