Viti 2017, që lamë pas, numëron me dhjetëra ngjarje kriminale, që nga atentat me eksploziv deri te atentat me armë zjarri, ku shumica prej tyre nuk janë zbardhur nga policia e Vlorës. Bilanci i përgjakshëm ka shkaktuar 8 të vdekur, 11 të plagosur, mes tyre një fëmijë 8 vjeçar, ndërsa 5 automjete janë shkrumbuar në flakë, si pasojë e lëndëve eksplozive.

29 janar 2017
Qyteti i Vlores eshte tronditur nga nje ngjarje kriminale oret e para te mengjesit ku nje sasi e konsiderueshme eksplozivi e tipit tritol eshte vendsour poshte nje automjetit tip audi Q7 me targa AA 505 ph ,ne pronesi te shtetasit Flamur Lamaj (Peçaj ) banues ne lagjen pavaresia te qytetit te Vlores. Policia tha se forma e atentatit i perngjante nje mesazhi te derguar nga autoret per pronarin. Ngjarja ndodhi ne lagjen "Pavarësia" poshte baneses se Peçaj. Ngjarja ende nuk eshte zbardhur.

9 shkurt 2017
Nje 28 vjecar nga vlora i identifikuar si Arlind Lulushi ka qene shenjestra e atentatit te mbremjes se 9 shkurtit ne Vlore. Ku nje person ka qelluar me arme ne drejtim te Lulushit, i cili punonte si bodyguard i nje pike bastesh ne lagjen Isa Boletini . I arrestuar per kete ngjarje ka qene Klodjan Pashaj.

28 mars 2017
Eshte permbyllur me dy viktima atentati me arme zjarri ne nje lokal ne lagjen ‘Partizani’ te Vlores. Te vdekur mbeten Ilir Deromema, i cili dyshohet si ishte edhe objektiv i atentatit, dhe Dhimiter Cani viktime e rastesishme. Autoret kane qelluar me arme zjarri te tipit kallashnikov,Ngjarja i shtohet zinxhirit te vrasjeve te pazbardhura, ndersa Prokuroria e Vlores, ka mbyllur dosjen dhe e ka kthyer ate ne hetim policor qe prej Korrikut te ketij vitit.

10 prill 2017
Ekzekutohet me breshëri automatiku një 35-vjeçar në Vlorë. Viktima, i identifikuar nga policia është Elidon Mehmeti, drejt të cilit janë zbrazur rreth 15 plumba kallashnikovi, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e skelës, kur persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të mjetit që i ishte zënë pritë, tip “Ford”, me targa AA 709 HM përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri informon policia e Vlores.

Për pasojë, drejtuesi Elidon Mehmeti, që ka qenë edhe shënjestra e këtij atentati, gjeti vdekjen. Në vendngjarje numërohen mbi 18 shenja te plumbave ne makinen e kuqe ku ndodhej viktima, ndërsa xhamat anësore te makine s’jane thyer.

Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrethrrotullimin e skelës, kur 35-vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij dhe, sipas të dhënave, ai po kthehej në banesë. Pak ore me vone eshte gjendur i djegur në fshatin Ferras të Fierit automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Vrasja e Mehmetiti arkivohet si ngjarje e pazbardhur.

20 prill 2017
Ergys Gjioveshaj eshte vrare me arme zjarri nje person ne ambientet e bar “fiks-fare“, si dhe jane plagosur 4 persona te tjera. Ne vendit te ngjarjes dhe gjate kryerjes se ketij veprimi jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale 18 gezhoja arme zjarri te kalibrit 7.62 mm dhe 14 mm dhe 4 te modelit 7.62, nje arme zjarri pistolete e markes magnium me 5 cope fisheke, e cila iu gjet viktimes ne trup, si dhe dvr-ja e kamerave te sigurise qe mbikqyrte ambjentet e lokalit.

Ngjarja u arrit te zbardhej por pa arritur te arrestohet autori i identifikuar ai Aranit Kondi, ndersa policia vuri ne pranga nje te ri si bashkepunetor ne krim.

24 maj 2017
Atentat në zemër të Vlorës, vritet më plumba kallashnikovi pronari i një televizioni lokal të Vlorës, ndërsa viktimë e plumbave duke vdekur në vend mbetet dhe drejtori i OSHEE të Vlorës. Ngjarja ndodhi në sheshin e flamurit kur nje person qe zbriti nga një makine tip BMË me targa AA 348 PC ka qëlluar në drejtim të 'Hotel Vlora', pronë e Erven Hysenit.

Si pasojë kanë mbetur të vrarë drejtori i OSHEE të qytetit të Vlorës, Roland Saliu, dhe pronari i 'Hotel Vlora', shtetasi Erven Hyseni. Ky i fundit rezulton dhe pronar i televizionit lokal, 'Vlora Channel'. Krimi ndodhi në një orë kur në zonën e sheshit të flamurit ka lëvizje masive të qytetarëve.

Pas të shtënave me armë, qytetarët janë larguar me shpejtësi duke ruajtur veten nga plumbat që vërshonin ngado. Kjo eshte padyshim edhe nje prej ngjarjeve me te renda te shenuara kete vit. Ngjarja ende e pazbardhur. edhe pse policia ende nuk e ka mbyllur hetimin dhe po punon ne pistat kryesore te lidhura me te shkuaren e Hysenit.

26 qershor 2017
Një 40 vjeçar është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij në Vlorë. mësohet se viktima është Fatjon Sinanaj, që është vrarë me armë në rrugën "Ali Demi" nga persona të panjohur. Vrasja ndodhi rreth orës 10 të darkës kur dy persona të armatosur dhe me maska, kanë trokitur në apartamentin e 40-vjeçarit. Sapo ky i fundit, ka hapur derën, ata kanë qëlluar katër herë në drejtim të viktimës.

Sinani ka humbur jetën në vend, ndërsa autorët janë larguar me nxitim me një automjet tip benz me targa gjermane, të cilin e kanë braktisur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes. Ngjarja ende e pazbardhur. Pak minuta me vone po mbremjen e 26 qershorit

Autorë të paidentifikuar i vune lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip ford autoveturë me targë AA987 KP. Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë bashkisë së qytetit, në pronësi të 42 vjeçarit Elton Ismailaj. Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Ngjarja e pazbardhur ende.

29 korrik 2017
Renato Omeri u ekzekutua me arme zjarri ne afersi te lokalit te familjes se tij, ne "Lungomare" . Ngjarja ndodhi ne oret e mbremjes se 29 korrikut, ne nje zone tejet te populluar ne mes te sezonit turistik. Atentatori i është afruar ngadalë viktimes dhe ka qëlluar 6 herë më pistoletë.

Policia shoqëroi 10 persona, por pas deklarimeve të marra prej tyre, i ka lënë të lirë. Vazhdojnë hetimin për zbardhjen e ngjarjes ku pista kryesore është ajo e një zinxhiri atentatesh të organizuara ndaj 37-vjeçarit Renato Omeri. Sipas burimeve, atentati ishte i treti ndaj viktimës pasi dy muaj përpara ekzekutimit ai i kishte shpëtuar vrasjes në një kazino në qytetit e Vlorës, ngjarje cila nuk u bë publike. Vrasja e 37-vjecarit ende nuk eshte zbardhur.

01 tetor 2017
Ferdinand Llanaj, 39 vjeç, i biri 8-vjeçar dhe daja i tij, Dritan Begaj 50 vjeç, ngelën të plagosur nga breshëria e armës kallashnikov që iu preu rrugën dhe i la të gjakosur, teksa po dilnin nga një pikë karburanti. Ngjarja ndodhi në rrugën transballkanike në Vlorë, një nga akset ku kanë ndodhur disa ngjarje kriminale në këtë qytet. Autorët janë larguar nga vendngjarja me automjetin tip BMË, që u gjet më pas i djegur tërësisht në një fshat të fierit.

Paraprakisht, policia dyshoi se shënjestra e atentatit ka mundësi të ketë qenë Ferdinand Llanaj, babai i të cilit është vrarë në vijim të një zinxhiri vrasjesh me fillim në vitin 1998 në Selenicë. Atentati mbetet ende pa autor.

23 tetor 2017
Perfshihet nga flaket nje automjet, dyshohet per zjarrvenie te qellimshme. Ngjarja eshte regjistruar gjate nates ne lagjen "Partizani", prane bashkise se qytetit te Vlores. Policia akoma edhe sot nuk ka te dyshuar. Automjeti tip "audi" me targe AA 452 PH u dogj thuajse plotesisht, ndersa eshte hera e dyte qe automjeti perfshihet nga flaket. Automjeti i perkiste shtetasit me iniciale G.D,44 vjec (Gezim Dervishi), ndersa ka qene i parkuar. Ngjarje e pazbardhur.

10 tetor 2017
Shpërthen me eksploziv automjeti i 42-vjeçares në Vlorë. Një automjet ka shpërthyer me lënde eksplozive në orët e para të mëngjesit të dates 10 tetor. Mësohet se automjeti tip ‘benz’ i shtetases Vejushe Dalipaj, 42 vjeçe, ishte i parkuar pranë banesës së saj në lagjen ‘Uji i ftohtë’ kur ka shpërthyer.

Nga ngjarja ka pas vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. Forca policie kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen autorëve si dhe zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes, ende pa asnje rezultat konkret.

26 nëntor 2017
Përfshihet nga flakët një tjetër automjet në Vlorë,dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ngjarja është regjistruar në zonën e ujit të ftohtë rreth orës 01 e 45 minuta të së dielës, ndërsa automjeti ndodhej i parkuar pranë banesës së shtetasit Julian Malaj, personi i cili mbante në përdorim automjetin tip audi me targa AA163 RX. Nga policia kanë konfirmuar se automjetit mund ti jetë hedhur një sasi lëndë djegëse në pjesën e përparme të tij, cka ka shkaktuar më pas edhe djegien e mjetit në pjesën përpara por edhe në brendësi të tij. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë te ngjarjes

27 nëntor 2017
Nje automjet tip "JEEP" ka shperthyer si pasoj e nje sasie prej 500 gr tritol, ne zonen e njohur si bishti i kalldremit. Nga atentati, me shperthim te telekomanduar, ka mbetur i plagosur rende 25 vjecari ngaVlora, Ines Hajrulla. Si pasoj e shperthimit te eksplozivit, i vene ne pjesen e parme te automjetit, Hajrulla ka humbur njeren kembe. Policia e ka ciesuar te riun si eksponent me precednte te theksuar kriminal, por pavaresishte nje sere pistash te ngritura dhe sekuestrimit te kamerave te sigurise ne vendin e atentatit, grupi hetimor ende nuk ka asnje te dhene e cila mund te coje ne identifikimin e autoreve

Pertej deklaratave politike ajo qe duhet te fliste ne te tilla raste ,duhet te ishte prokuroria e gjykata , e cila ne te gjitha rastet e bujshme te vrasjeve apo ekzekutimeve, vec deklaratave "teresisht mediatike " se po heton , nuk ka ulur ne banken e te akuzuarit asnje person.

Ndersa ekspertet e kriminalistikes rreth rasteve me eksploziv mungojne ne qytetin ku lindi moda e ekzekutimeve

15 dhjetor 2017
Një sasi eksplozivi ishte vendosur në makinën e një qytetari në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, por fatmirësisht nuk shpërtheu. Policia bëri të ditur se makina është “Mercedes Benz” E Class me targa “AA 230 OX”. Ishte pronari i mjetit me inicialet E.S, i cili njoftoi menjëherë policinë rreth orës 18:55, pasi pa një objekt në qese të zezë.

Sipas policisë, ngjarja është njoftuar rreth orës 18:55 tek zona e ‘Ujit të Ftohtë’. Ka qenë vetë pronari i mjetit, ai që ka alarmuar policinë, pasi ka parë një objekt të mbështjellë me qese të zezë dy metra para mjetit. Pas hetimeve të policisë, u vërtetua se mjetit tip ‘Benz’ i ishte vendosur një sasi eksplozivi, ndërsa priten forcat xheniere nga Tirana, që të bëjnë çaktivizimin e lëndës plasëse. Ndërkohë, policia ka ndërmarrë disa masa, duke vendosur edhe perimetrin e sigurisë, ndërsa banorëve të zonës nuk u lejohet të afrohen.

Ndersa viti 2018 ka nisur me nje shperthim ne nje mobileri ne qytetin e Vlores ne lagjen 29, por vetem deme material. Ende nuk ka asnje te dyshuar per kete rast nga policia e Vlores. Gjithsesi burime nga blute e Vlores bejne me dije se ende te gjitha ngjarjet jane ne hetim.

Nderkohe ende pa autorë mbeten edhe ngjarjet me te bujshme, ku ne 10 shtator te vitit 2011 u vra me eksploziv ne automjetin e tij gjyqtari Skerdilajt Konomi. Per kete edhe pse pas 6 vitesh gjate nje aksioni ka rene ne pranga disa shtetas te njohur si banda e  tritolit mes tyre Julian Sinanaj, i cili ne deshmine e tij here e ka pranuar dhe here e ka kundershtuar ende nuk ka nje autor.

Nje tjeter shperthim me tritol ka qene automjeti i ish-kryetarit te komunes qender, Fredo Beriberi. Ku automjeti i tij shpertheu ne ecje perballe poliklines qendrore  me daten 20 janar 2014. Ende ngjarje kjo e pazbardhur.

d.c./shqiptarja.com