Sot u mbajt seanca e radhës gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme, ku Henrik Hoxhaj u ballafaqua me Erion Alibej dhe zbuloi se si kishte marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit, i cili më 13 janar arriti të arratisej nga Spitali i Durrësit, pasi kishte lënë ambientet e burgut në masa të ulëta sigurie, duke pretenduar se kishte probleme shëndetësore.
Hoxhaj tregon se këmbëngulja për eliminimin e Ndocit ishte aq e madhe, saqë është trajtuar mundësia për vrajsen e tij edhe pasi është futur në burg, me anë të snajperit.
Hoxhaj sqaron se, sipas Nuredin Dumanit, i interesuar për vrajsen e Ndocit ishte Erjon Alibej, i njohur me nofkën "Krymi".
Henrik Hoxhaj: Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra Krymit. U mor porosia po nuk u bë, se ishte kovidi. Ndoci ka jetuar nga zona e "Misto Mames". I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini. Bije shumë në sy se ishte pandemi, nuk kishte ku rrije. Sipas Nuredinin Krymi e kishte porositur. Ai investonte. Pastaj Ndoci ra në burg
- Po pasi ishte ne burg, a vijoi ndonjë plan Nuredini për vrasjen e tij?
Henrik Hoxhaj: Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nul e kemi realizuar.
Alibej pyeti Hoxhajn edhe për vrasjen e Elton Kilës, i njohur si "Oti". Hoxhaj tha se ka qenë Nuredin Dumani ai që i ka thënë se për vrajsen e "Otit" ka qenë "Kryemi", pretendim që Alibej e mohon.
Henrik Hoxhaj: Se ç’të ka thënë Nuredini ty unë s’e di, ai është palaço.
(Pyetet nga avokatët për statusin bashkëpunëtor drejtësie.)
Henrik Hoxhaj: S’ma dhanë këta (SPAK), më tha prokurorja, mban rezerva.
(I penduari Erion Alibej pyetje për Hoxhën.)
Erion Alibej: Bisedon me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?
Henrik Hoxhaj: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bieshe ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime, e kemi diskutuar në aplikacion.
Erion Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?
Henrik Hoxhaj: Nuredini s’e ç’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.
Erion Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.
Henrik Hoxhaj: Tani, unë po them çfarë më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai, ç’të bëjmë.
Erion Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, që të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim?
Henrik Hoxhaj: Jo, nuk e njoh.
Komente









