Katër alpinistë serb kanë rrëshqitur nw malin e Jezercws gjatë kalimit nga Valbona në Theth, duke marrë lëndime në trup. Për shkak të terrenit të vështirë, është dashur ndërhyrja e Forcave të Armatosura, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë me efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët.
Një prej të plagosurve është transportuar drejt QSUT-së dhe raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht nuk kanë pasur asnjë lëndim. Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas, forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me dëborë, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, për të dërguar një helikopter, për ta transportuar turistin drejt spitalit, në Tiranë.
Ai ishte duke eksploruar zonën e Valbonës, kur kishte rënë nga një lartësi dhe kishte dëmtuar këmbën.
-
Bravo. Dy helikoptere ne ajer, te pakten 10 mije euro dem se ju tek te kalojne Thethin pa shkrire bora akoma. Sherbimet mjekesore per te huajt duhet te behen me pagese.
Përgjigju-
Me pagese jane se vijne te siguruar dhe paguan kompania e sigurimeve
-











Komente
Komento