Anijet e flotiljes humanitare ‘Sumud’, të drejtuara për në Gaza, janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare nga ushtria izraelite. Në njërën prej tyre udhëtonte dhe shqiptari Baki Goxhaj, i cili rezulton të jetë mes aktivistëve që ranë në duart ushtarëve të IDF-së.
Bashkëshortja e tij, Eriselda Balliu në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Report Tv Armand Xhelili, ka treguar se që prej orës 10:00 të paradites sot, nuk ka kontaktuar më me Bakiun. Ajo thotë se ka komunikuar me Ambasadën shqiptare në Izrael si dhe me Ministrinë e Jashtme në vend, por askush nuk e ka vënë në dijeni për vendndodhjen e bashkëshortit të saj.
“Kam kontaktuar me ministrinë e Jashtme dhe Ambasadën shqiptare në Izrael, më ka kontaktuar dhe ambasadorja. Kanë kaluar kaq shumë orë dhe s’ka asnjë informacion qoftë dhe për vendndodhjen. Unë kam 3 fëmijë të vegjël, nga 3 deri në 8 vjeç dhe jemi të gjithë në ankth për babanë”, tha Eriselda Balliu.
Ndër të tjera ajo tha se Baki Goxhaj ishte i pari shqiptar që bëhej pjesë e misioneve humanitare për në Gaza dhe se flotilja ‘Sumud’ është ndaluar nga Ushtria Izraelite rreth 400-500 metra larg bregut.
"Bakiu kishte rreth 3 javë që ishte bërë pjesë e misionit të flotiljes ndërkombëtare, ku ndodheshin anëtarë nga 50 shtete të ndryshme dhe nga Shqipëria, për herë të parë, ishte Bakiu", thekson ajo.
Sakaq, për Report Tv Ministria e Jashtme ka sqaruar se është në dijeni të rastit dhe se është në kontakt me autoritetet izraelite. Përmes kanaleve diplomatike, Ministria është vënë prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shqiptarit, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare.
Ministria siguron se po e ndjek me prioritet këtë çështje dhe se vijon të mbajë kontaktet me familjarët e Baki Goxhajt.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme për Report Tv:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në dijeni për rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ndodhet në bordin e flotiljes “Sumud”.
Përmes kanaleve diplomatike, Ministria është vënë prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare.
Ministria po e ndjek çështjen me prioritet të plotë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e zotit Goxhaj, si dhe do të informojë në vijim mbi procedurat e mëtejshme që pritet të ndërmerren.
Në orët e para të mëngjesit, aktivisti shqiptar rezulton të ketë bërë dhe postimin e fundit në rrjetin social në facebook, ndërsa kujtonte me krenari, mbrojtjen që shqiptarët i ofruan hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, si edhe dënonte bashkëpunimin e Shqipërisë me Izraelin
“Qeveria Rama ka zgjedhur ta injorojë gjithë trashëgiminë tonë historike dhe të bëhet bashkëpunëtore e ngushtë e regjimin famëkeq të Izraelit ndërkohë që ky regjim po kryen masakra të papërshkrueshme mbi një popullsi të tërë”, thotë ai.
Këtë të hënë trupat izraelite nisën operacionin për ndalimin e anijeve në në Flotiljen Globale Sumud pranë brigjeve të Qipros.
Bashkëshortja e Baki Goxhajt, në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Report Tv Armand Xhelili, është shprehur se që prej orës 10:00 të mëngjesit, ka humbur kontaktet me të dhe se nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e tij.
“Rreth orës 10 të mëngjesit kemi humbur kontaktet. Nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Bakiu kishte rreth 3 javë që ishte bërë pjesë e misionit të flotiljes ndërkombëtare, ku ndodheshin anëtarë nga 50 shtete të ndryshme dhe nga Shqipëria, për herë të parë, ishte Bakiu. Procesi ka nisur në muajin mars dhe nevoja për të qenë pjesë e kësaj ishte për shkak të asaj që kemi parë aq rëndë në këto 2 vite e gjysmë gjenocid.
Jemi përpjekur të lëvizim si një qytet i Tiranës, por njeriu ka nevojë të bëjë më shumë se fjala. Ne jemi besimtarë myslimanë, jemi të gëzuar që ka ende njerëzillëk dhe nuk ka nevojë të jesh besimtar që të ndjesh dhimbjen e fëmijëve që kapin trupin e prindërve të humbur apo prindërve që shtrëngojnë fëmijët në gjoks të gjakosur. Nëse njeriu nuk e ndjen këtë dhimbje, dyshoj nëse ka ndjesi njerëzore.
Flotat detare për të thyer rrethimin e paligjshëm në Gaza kanë nisur që nga viti 2008 dhe kanë arritur për herë të parë ta thyejnë këtë bllokadë, duke dhënë shpresë se mund të vijojë me sukses edhe në vazhdimësi. Në vitin 2010, Izraeli ka vrarë 9-10 aktivistë që po tentonin të hynin në Gaza. Ata nuk ndodheshin në ujërat territoriale të Izraelit, por në ujëra ndërkombëtare.
Bakiu ishte bërë pjesë e delegacionit të Freedom Flotilla në Itali dhe nisjen e ka bërë nga Kreta. Gjatë gjithë kohës kemi qenë në pritje, pasi informacionet nuk kanë qenë të plota dhe është ruajtur diskrecioni për sigurinë e misionit. Ka rreth 2 javë që janë nisur dhe kanë bërë një ndalesë në Turqi për të siguruar edhe mbështetje diplomatike, me qëllim që të shoqëroheshin nga një anije mbrojtëse.
Kam komunikuar çdo ditë dhe dukej se këto ishin ditët kur po i afroheshin objektivit. Ata ndodheshin rreth 400-500 kilometra larg Gazës. Këto misione humanitare nuk organizohen nga shteti. Kam kontaktuar me Ministrinë e Jashtme dhe Ambasadën shqiptare në Izrael. Kanë kaluar kaq shumë orë dhe nuk ka asnjë informacion, qoftë edhe për vendndodhjen. Unë kam 3 fëmijë të vegjël, nga 3 deri në 8 vjeç, dhe jemi të gjithë në ankth për babin”, tha Eriselda Balliu.
Reuters ka publikuar video nga momenti i ndalimit të anijes humanitare ‘Sumud’ që ishte nisur për të dërguar ndihma në Gaza. Pjesë e bordit ishte dhe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj.
Shqiptari Baki Goxhaj, është arrestuar nga pala izraelite në ujërat ndërkombëtare teksa ndodhej në bordin e anijes humanitare ‘Sumud’ për të dërguar ndihma në Gaza.
Postimi i fundit i Goxhajt në rrjetin social në facebook është rreth 13 orë më parë. Në një video të publikuar nga bordi i anijes, Baki Goxhaj dënon bashkëpunimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama me atë të Benjamin Netanyahut, teksa thotë se izraelitët po kryen masakra të papërshkrueshme ndaj një popullsie të tërë.
Postimi i Baki Goxhajt
Një nga faqet më të ndritura në historinë e Shqipërisë është mbrojta në bllok e hebrenjve kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çfarë i jep akoma më shumë peshë kësaj ngjarjeje është fakti që kjo ndodhi kur pothuajse të gjitha vendet europiane i mblodhën dhe i dorëzuan hebrenjtë e tyre tek nazistët.
Për mua si musliman shqiptar, kjo është në krye të listës së gjërave që më bëjnë krenar që jam shqiptar. Kjo vepër e mbajtjes së besës dhe njëkohësisht plotësimit të konceptit islam “kush shpëton një jetë është sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin”, do të jetë e pashlyeshme nga kujtesa historike e botës për shekuj me radhë.
Kjo vepër monumentale e paraardhësve tanë e bën Shqipërinë relevante në arenën ndërkombëtare kur vjen fjale për mbrojtjen e popujve të shtypur dhe korrigjimin e padrejtësive historike ndaj tyre. Për më tepër që ne i kemi hequr në kurriz padrejtësitë e shteteve të mëdha me copëtimin që u kanë bërë trojeve shqiptare.
Si popull i ngritur mbi këtë platformë historike, gjendemi sot para një realiteti absurd. Qeveria Rama ka zgjedhur ta injorojë gjithë trashëgiminë tonë historike dhe të bëhet bashkëpunëtore e ngushtë e regjimin famëkeq të Izraelit ndërkohë që ky regjim po kryen masakra të papërshkrueshme mbi një popullsi të tërë.
Komente








Bravo të qoftë për guximin o djalë.
PërgjigjuRespekt per angazhimin e Bakiut ! Ambasada e jone ne Tel Aviv,duhet te interesohet menjehere !! Tironci
PërgjigjuLejeni atje ,sna duhet ktej
PërgjigjuNje akt i mrekullushem njerzor kunder nje regjimi kriminel e nazist
Përgjigju