Gjuzi që njëherazi është dhe kandidati për deputet i LSI për Durrësin duke përgënjeshtruar lajmin e Berishës, shprehet për Report Tv se i gjithë stafi i ALUIZNI-t gëzon shëndet të plotë, se gjithçka është thënë është thjesht politike dhe shpifje për të dëmtuar LSI.
“Arkiva nuk është dëmtuar. Si simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Doktor Berishën e ftoj të votojë dhe të mbështesë fuqishëm LSI në zgjedhjet e 25 Qershorit që të jemi forcë e parë politike”.
"Doktor nuk është faji im që ju per 8 vite dhatë vetëm 2400 leje legalizimi, ndërsa unë për 3 vite e 6 muaj kam dhënë jo pak, por 30 000 leje legalizimi ", tha Flamur Gjuzi.
Berisha
Reagimi u bë pas publikimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook. Berisha tha se qytetari dixhital i ankohej se ‘një sulm kriminal me gaz lotsjellës është bërë në ALUIZNI-n e Durrësit ku djali i ministrit Lefter Koka po djeg dosje bashkë me ish kreun e ALUIZNI”.
Publikimi i Berishës
"Qytetari dixhital denoncon:
Sulm kriminal mafioz me gaz lotjselles ne Aluiznin e Durresit. Lexoni me poshte mesazhin e sapo mberritur. sb
22/05/2017, 15:40:33: Pershendetje Doktor. Sapo po ndodh tani me Durres ne zyrat e Aluizmit esht hedhur gaz lotsjelles. Ambulancat ikin e vijn duke cuar personelin ne spital. Dua te theksoj qe ish drejtori i aluizmit sot ka dhen dorehqen por gjith diten me grupin e tij te LSI dhe bashke me te birin e Lefter Kokes po grisin dosje pa fund. Deri sa ndodhi kjo e fundit tani. Duhet urgjent te nderhyje prokuroriA. Perqafime"
(d.b/Shqiptarja.com)