Zjarri i rënë prej mesditës së sotme në fshatin Hoshtimë të Vlorës vijon të përhapet, i favorizuar edhe nga era e fortë që fryn në zonë. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët kanë djegur sipërfaqe me shkurre dhe tashmë edhe rrënjë ullinjsh. Situata mbetet ende problematike dhe puna për izolimin e zjarrit po vijon.
Lajmi në përditësim
Komento
Komente






