FIER- Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “15 tetori” në Fier. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë, pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre.
Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)