Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, pranë fshatit Golem, ku automjeti tip “Audi” me targat AA306GV, ka përplasur një qytetar teksa po udhëtonte me biçikletën e tij duke i thyer këmbën.

Personi i aksidentuar është 39-vjeçari Damian Leka i cili njërën këmbë e ka protezë.

Aktualisht i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Polica e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Policia ka marrë masa edhe për lehtësimin e trafikut, i cili vazhdon të jetë i rënduar.