Joao Felix nuk po kalon aspak një moment të mirë të Atletico Madrid ku duket se nuk është vetvetja. Futbollisti portugez u ble në verë për 126 mln euro nga Benfika, që të zëvendësonte Antuan Griezmann, por deri më tani nuk ka rezultuar kështu.
Ish-futbollisti i Real Madrid Van Der Vart, tregon edhe arsyen se përse Felix nuk po arrin të tregojë veten në kryeqytetin spanjoll: “Joao Feliks është një futbollist i madh, por është në klubin e gabuar dhe në drejtimin e trajnerit e gabuar. Kur Atletiko e transferoi në verën e kaluar, menjëherë mendova se skuadra do të ndryshonte filozofinë dhe të fillonte të luante futboll.
Por, pa dyshim që nuk ka qenë kështu. Joao Feliks i nevojitet një tjetër stil loje për të shfaqur cilësitë e tij. Duhet të ketë topin në këmbë për të shënjuar ritmin e ndeshjes, ndërsa ekipi i Simeones nuk e ka ndonjëherë zotërimin e topit.”