‘Po iki i përlotur’, Kimikati i jep lamtumirën spektaklit ‘Portokalli’ (Foto)

‘Po iki i përlotur’, Kimikati i jep lamtumirën spektaklit ‘Portokalli’ (Foto)

Aktori i humorit, Olsi Bylyku

Olsi Bylyku i njohur ndryshe si Kimikati i “Portokkallisë” është larguar përfundimisht nga spektakli i humorit. Lajmin e ka bërë vetë të ditur aktori, i cili është shprehur i përlotur për përfundimin e kësaj experience. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Olsi nuk ka harruar të falenderojë të gjithë kolegët e tij për suportin që i kanë dhënë gjatë kohës që ka punuar me ta.

“E ndjej detyrim të sqarohem për të gjithë ju që më keni shkruar, më keni telefonuar dhe pyetur pafund mbi largimin tim nga PORTOKALLI, por mbi të gjitha për të gjithë publikun që më ka ndjekur dhe mbështetur në rrugëtimin tim deri më sot... PO, është e vërtetë që nuk do të jem më pjesë e emisionit qe më hapi dyert e ëndrrës time, për ta vazhduar ne 1 tjetër angazhim artistik. I jam mirënjohës gjithë jetën regjisorit Altin Basha që më dha mundësinë të shpreh talentin tim. Faleminderit të gjithë aktorëve ose me saktë idhujve te mi, në batutat e të cilëve u rrita dhe pata fatin të jem koleg me ta. Faleminderit TOP CHANNEL për hapësirat që më ofroi në televizion. Falenderime pafund për publikun tim, frymëzimin dhe energjinë e pashtershme që buron në cdo duartroktitje. Po iki i përlotur për punën që investova dhe marrdhëniet njerëzore që arrita të krijoj, për të qeshur me të ardhmen që do projektoj pranë publikut shqiptar dhe marrdhëniet e reja që do ndërtoj...ZOTI JU RUJT

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja