Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e sotme, e shtunë, datë 12 Janar 2019.
“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë”- nsqaron Ministria e Brendshme.
Ministria njofton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin.