Po kalonte rrugën për të shkuar në hotel, përplaset nga makina e mitura afgane në Shëngjin! Shoqërohet shoferja

Një 7-vjeçare, e identifikuar si A.F., është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën për të shkuar në hotelin ku po strehohet prej rreth 2 vitesh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në vendin e quajtur 'Lapidari' në Shëngjin, ku e mitura u përplas nga një makinë në lëvizje. Aktualisht e mitura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesja i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Shoferja e identifikuar si L.Gj., 45 vjeçe që po drejtonte mjetin tip 'Fiat Punto' u largua nga vendi i ngjarjes por pak caste më vonë u identifikua dhe u shoqërua në polici. 

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen