Modelja e njohur Angela Martini ka publikuar librin e saj “Dashuri, shpresë, dritë”, ku është pritur shumë mirë nga publiku.
Në libër trajtohen historitë e jetës së Angela Martinit, ku ajo ka iklauar shumë vështirësi.
Në vitin 2011 ajo u bë pjesë e komenteve për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Kanye West, i cili sot është bashkëshorti i Kim Kardashian.
Ajo mohoi fjalët në atë kohë, por e ftuar në emisionin “Soirée” mbrëmjen e djeshme vendosi ta pranojë.
“Po. A të thashë që nuk e kam problem për t’a thënë”, ka treguar Angela Martini duke qeshur.
Ajo është shprehur se nuk e ka treguar në fillim për shkak se nuk i pëlqen zhurmat e kësaj natyre.
Gjithashtu ajo është përfolur në lidhje me një marrëdhënie të mundshme me këngëtarin Craig David, por Angela i ka mohuar këto thashetheme, duke thënë që nuk ka nuk ka patur asgjë mes tyre.
Por nuk e ka mohuar faktin që para se të bëheshin miq të mirë e ka ngacmuar, madje i ka kërkuar që të shkonin në hotel.
“Në fillim kur e takova isha në Miami dhe jemi zënë që në takimin e parë. Isha në një party edhe erdhi të më fliste edhe më tha ‘e di çfarë, hajde shkojmë tek hoteli im dhe nesër shkojmë bëjmë shopping’. Unë i thashë ‘çfarë mendon ti se jam unë? Dhe ai më tha që ‘jo, jo mos bëj drama”, ka treguar modelja e njohur Angela Martini.
Më tej ajo ka treguar se sot janë miq shumë të mirë dhe asgjë nuk na ndodhur mes tyre.
Madje ka thënë se nga kjo sjellje bëri që të fitonte respektin e artistit të njohur.