Vezëve të protestuesve nuk i ka shpëtuar ditën e sotme as automjeti i deputetes socialiste të Vlorës, Brisejda Çakërri.

Teksa doli nga Kuvendi, në përfundim të seancës së parë plenare të sesionit të ri parlamentar dhe hipi në makinë për t’u larguar, protestuesit hodhën një sasi të konsiderueshme vezësh ndaj automjetit të saj.

Ditën e sotme, protestuesit ishin pajisur me vezë e domate, të cilat i përdorën si kundër deputetëve, ashtu edhe kundër efektivëve të Policisë.


Lajmi kryesor:

Protestuesit bllokojnë makinën e deputetes socialiste Ilva Gjuzi, e sulmojnë me vezë e domate! Shoqërohet Shpend Gashi dhe 6 të tjerë, tensione mes Lapajt dhe efektivëve (VIDEO)