Urim Meta 46 vjeç, ka rënë në prangat e policisë teksa po udhëtonte nga fshati Shëngjergj drejt Tiranës me 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në automjet.
Efektivët e komisariatit nr. 4 i bënë pritë Urim Metës në një pjesë të rrugës ku dhe e arrestuan. 46-vjeçari do t’ia shiste armët dhe municionin një personi të paidentifikuar në Tiranë në vlerën e 3 mijë eurove të gjitha, ndërsa destinacioni final i tyre dyshohet se ishte Maqedonia e Veriut, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.
Urim Meta rezulton i skeduar më parë për kultivim të lëndëve narkotike. Ndërkohë hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Synimi". Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë.
Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë.
Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi".
Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Urim Meta do i shiste armët, fishekët dhe tritolin tek një person i cili nuk është identifikuar ende. Sipas te dhënave të siguruara nga policia destinacioni final ishte ne Maqedoninë e Veriut, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema. Te gjitha do shiteshin ne vlerën e 3 mije eurove. 46-vjeçari Meta rezulton me precedent të mëparshëm ne kultivimin e bimëve narkotike.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar foton e 46-vjeçarit Urim Meta. Ky i fundit u arrestua në rrugën e fshatit Shëngjergj nga ku kishte marrë 4 kallëpe tritol, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dyshohet se Meta do t’i shiste në Tiranë.
Komente











