Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot Liqenin e Ulzës, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën teksa po lundronte me motor uji.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 37-vjeçari që ka mbetur viktimë është nga Laçi. Teksa po lundronte, motori i ujit është përmbysur dhe e ka zënë poshtë, duke i marrë jetën.
Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të saj.
Njoftimi i Policisë:
Mat / Informacion paraprak-Rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.
Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente








