AFGANISTAN- Gazetari i ‘Reuters’ Danish Siddiqui ka mbetur i vrarë ditën e djeshme teksa mbulonte luftën mes forcave afgane dhe talibanëve.
Në momentin fatal kur gazetari dhe një oficer i lartë afgan u qëlluan për vdekje, forcat speciale afgane po luftonin për të rimarrë zonën e tregut qendror të Spin Boldak.
Gazetari Siddiqui prej një jave ishte bashkuar me forcat speciale afagne dhe po raportonte për luftimet midis këtyre dy forcave, por fatkeqësisht mbeti i vrarë.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti i Reuters, Michael Friedenberg dhe kryeredaktorja Alessandra Galloni. Në një deklaratë ata janë shprehur se po kërkojnë detaje për mënyrën sesi ndodhi ngjarja.
“Ne po kërkojmë në mënyrë urgjente më shumë informacion dhe detaje rreth ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet lokale. Dannis ishte një gazetar i shkëlqyer, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij pas kësaj situate të rëndë”, u shprehën ata.
Ndërsa presidenti afgan Ashraf Ghan shprehu ngushëllimet për familjen teksa theksoi se ishte i tronditur nga kjo ngjarje. Por, ndër të tjera ka pasur një reagim edhe nga zëdhënësi i talibanëve i cili është shprehur se nuk e kanë ditur që aty ka qenë një gazetar i pranishëm dhe që po raportonte. Teksa shtoi se nuk e kishte të qartë mënyrën sesi kishte mbetur i vrarë gazetari.
Sindiki i përkiste grupit të fotoreporterëve të agjencisë të cilët u vlerësuan në vitin 2018 me çmimin ‘Pulitzer’ pasi dokumentuan me fotografi dhunën me të cilën përballeshin refugjatët Rohingya që largoheshin nga Mianmar.
Danish Siddiqui