TIRANE - Banorët e “Astirit” vijuan protestën edhe ditën e sotme, ndërsa tentuan që të futen me forcë në bashkinë e Tiranës. Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” protestuan për rreth një orë. Fillimisht ata bllokuan rrugën, ndërsa më pas tentuan që të hapin derën e hekurt me forcë për të hyrë në bashki.

Momenti i tensionit ka zgjatur pak sekonda, ndërsa të pranishme ishinforcat e policisë. Banorët i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj që ti presë për të diskutuar për të gjetur një zgjidhje për banesat e tyre. Por Erion Veliaj u shpreh se nuk ka asnjë shans që projekti të ndalet dhe akuzoi opozitën për protestën.

U bëjmë thirrje që të ulen me banorët. Pse po na dënon me vdekje? Le të vijë të na bëjë varrin atje, por shtëpitë nuk i lirojmë. Ne kemi gabuar për faj të shtetit, kur unë bëra shtëpinë ku ishte ti shtet? Na mbytën. Shtëpitë do i mbrojmë me gjak. Jemi të paligjshëm në truallin tonë.

Banorët e “Astirit”

Për projektin e unazës së re parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës. Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar reagime nga banorët e zonës.

Banesat në "Unazën e Re" janë ndërtuar pas viteve '90 dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk janë të legalizuara. E ndërsa protesta vijon prej 10 ditësh qytetarët në Tiranë ndajnë mendime të kundërta për këtë situatë, pasi disa mbështesin banorët, ndërsa të tjerë e cilësojnë të domosdoshme për ndërtimin e unazës së re.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Protesta për shtëpitë te ‘Unaza e Re', momenti kur banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki (FOTO)