Teksa kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare po intensifikohen, policia ka vënë në pranga një qytetar për shkak se po ndërtonte një beach bar pa leje në Velipojë.

Selami Hoxha, 5 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër është i ngarkuar me veprat penale të “Ndërtimit pa leje” dhe “Pushimit të tokës”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.