TROPOJË- Një person ka rënë në pranga pasi po ndërtonte një ndërtesë pa leje në Valbonë të Tropojës. Burime zyrtare bëjnë me dije se personi që po ndërtonte pa leje është identifikuar si R. H., banues në Valbonë.
Pas kontrolleve të policisë për të goditur ndërtimet pa leje, R. H. u konstatua se po ndërtonte pa leje në një zonë të mbrojtur, për pasojë edhe u arrestua. 'Report Tv' sjell foton e ndërtesës e cila ishte në ndërtim e sipër.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Sa shpejt e gjeten me e arrestu nje njeri te thjeshte qe po ben nje shtepi me fut koken, bravo duket fi filmi catia. Fusni ata te hec-eve perpara e pastaj merruni me nje njeri te thjeshte qe po ben nje shtepi njekateshe sa per tu strehuar.
Përgjigju