'Po ndryshohet vendbanimi i qytetarëve'/ PD kërkesë të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve! Reagon KQZ, kërkon informacion nga Gjendja Civile

TIRANË- Partia Demokratike me anë të një kërkesë zyrtare i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet e 25 prillit. Ata kërkojnë një afat prej 7-10 ditësh, kjo sepse sipas tyre ka pasur zhvendosje të vendbanimeve të qytetarëve, siç e kanë denoncuar më herët. Nisur nga fakti që ka pasur ndryshime të mandateve, ku Gjirokastra dhe Dibra humbën nga një mandat dhe iu dha Tiranës, demokratët kërkojnë që KQZ të nis një hetim. 

"Është tashmë i njohur publikisht fakti, i përcjellë edhe mediatikisht si një shqetësim publik, se shumë shtetas, në zona të ndryshme zgjedhore, janë vënë në dijeni të faktit se rezultojnë të regjistruar në adresa të ndryshme nga ajo e vendbanimit të tyre real. Kjo adrese e re, në të cilën janë transferuar pa dijeninë dhe dëshiren e tyre, është e ndryshme nga adresa e tyre zgjedhore (kodi dhjetëshifror) duke krijuar kështu një paradoks faktik i cili ligjërisht nuk mund të ndodhë.
- Duke qenë se përllogaritja e ndarjes së mandateve kryhet duke marrë për baze numrin e popullsisë dhe jo numrin e zgjedhësve, si dhe duke konsideruar se për shkak te numrit të ndryshëm në raport me atë të vitit 2017 kemi lëvizje të numrit te mandateve, shohim me vend të hetohet se mbi c'bazë janë kryer përllogaritjet. Pra janë kryer mbi bazën e adresave të reja te shtetasve apo mbi bazën e kodit dhjeteshifror? Gjithashtu konsiderohet e nevojshme te hetohet edhe mbi numrin dhe modalitetet  e transferimit te zgjedhësve të cilat kanë migruar kryesisht nga ato zona te cilat kanë lëvizje të numrit të mandateve", shkruan PD-ja. 

Nisur nga kjo kërkesë, KQZ pa humbur kohë i ka dërguar një kërkesë për informacion Drejtorisë së Gjendjes Civile mbi 10 pyetje se kur është nxjerrë ekstrakti i historisë, mbi ç'kritere është hartuar si edhe për ndryshimet e popullësisë në Gjirokastër, Dibër e Tiranë. 

Kërkesa e KQZ drejtuar Gjendjes Civile

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim