Zgjedhjet 2021/ Gjendja Civile para KQZ: Saktësimi i adresave nuk ndryshon qendrat e votimit
Nga mbledhja e KQZ dhe fletë votimi
Ndryshimet e adresës së banimit janë bërë me kërkesë të qytetarit dhe ky veprim nuk do të sjellë ndryshim të qendrës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Këtë shpjegim dha përfaqësuesi i drejtorisë së Gjendjes Civile në një seancë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Duke saktësuar adresën, ne nuk kemi ndryshuar as qendrën e votimit, as zyrën e gjendjes civile dhe as kodin e banesës, që këto janë 3 atributet që shtetasit kanë në regjistrin e Gjendjes civile nga të cilat prodhohen listat zgjedhore”, shprehet drejtori i IT-së në Drejtorinë e Gjendjes civile, Vangjush Stavro.
Anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj dha raste konkrete të familjarëve të tij.
“Çfarë ka ndodhur që qindra dhe mijëra shtetas shqiptarë lëvizin në Sarandë. Vlorë ose Konispol? I kam këtu të gjitha dokumentet. Mbi ç’bazë ka ndodhur kjo lëvizje pa deklarimin e vetë shtetasit”, është shprehur Muharrem Çakaj i LSI.
Ndër të tjera, përfaqësuesi i gjendjes civile tha se ndryshimi i adresës së banimit është bërë me kërkesë të qytetarit, si pjesë e një programi në bashkëpunim mes OSHEE-së dhe Ministrisë së Brendshme.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se qytetarëve po u ndërrohen vendbanimet e automatikisht dhe qendra e votimit.
Por në një reagim të bërë menjëherë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj siguroi se vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi listat e zgjedhësve do të dalin ekzaktësisht sipas vendbanimit të qytetarëve, dhe këta të fundit do votojnë aty ku votuan për herë të fundit.
Ndërkohë që pak ditë më vonë Lleshaj garantoi se nuk ka asnjë rast konkret që një qytetar të ketë shkuar, të ketë verifikuar emrin e tij në listën zgjedhore pranë Njësive Administrative, ose online në e-Albania, dhe të ketë thënë që më kanë lëvizur Qendrën e Votimit.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Vota e Diasporës, 30 mijë aplikime në një javë! KQZ refuzon 1 në 3 persona, emigrantët nuk po paraqesin dokumente për adresën
18 Janar, 15:40
-
Ambasadori shqiptar do të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump! KQZ i jep OK: Ka ftesën e Shtëpisë së Bardhë
18 Janar, 12:22
-
Debate në KQZ për diasporën, PD: Rama po përdor ambasadat për fushatë! PS: Edhe ju keni hapur zyrë në Londër
17 Janar, 17:22
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Zgjedhjet/ Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48