Rrëfimi tronditës i gruas së Saimir Tahirit për Onkologjikun: Humba nënën nga trajtimi i gabuar! Mjekja arrogante, gati sa s'i mori lekët nga xhepi

Rrëfimi tronditës i gruas së Saimir Tahirit për Onkologjikun: Humba nënën nga trajtimi i gabuar! Mjekja arrogante, gati sa s'i mori lekët nga xhepi

Onkologjiku

Të shumta janë rastet e qytetarëve të cilët janë përballur me zhvatjen nga mjekët e Onkologjikut. Edhe pse punonin në Spitalin shtetëror ku duhej të ofrohej shërbimi shtetëror, ata i nxisnin të shkonin në klinikat e tyre private. Një rast i denoncuar sot është dhe ajo e bashkëshortes së ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Postimi i plote ne facebook 

Ishte viti 2006. Asokohe 51 vjeçe, ime më, u diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) i kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë. Mblodhëm forcat familjarisht të bënim më të mirën. Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë.

Tronditja ishte e madhe, nxitimi për ta zgjidhur akoma më i madh. Mendja na punonte vetëm për të fituar kohë, e për ta shpëtuar.

Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata qe e dijne, kuptojne qe as biopsi e asgje nuk beheshin ketu, por niseshin jashte e pergjigja vinte shume vone, duke humbur kohe te vyer.

Nejse, doktoresha me te mbaruar operacioni, erdhi vetë personalisht të merrte lekët në dorë, menjëherë….pa humbur asnjë sekondë. Arroganca dhe sjellja e saj, në fakt na dukej halli më i vogël. Justifikonim veten, të paktën po na shpëton jetën e time mëje mendoja, e lekët që gati sa nuk na i merrte nga xhepi, na dukeshin hiçgjë.

Përshkroi edhe një medikament, për të cilin që në momentin e parë na tha se këtu nuk gjendej.

Kuptohet ne e gjetëm medikamentin dhe filloi trajtimin. Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje.

Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për ti shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin.

Unë jetën e time mëje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtuar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës.

Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes.

Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, per fatin tim te keq…

Deri atëherë përqafoni prindërit, fëmijët e këdo dashuroni në këtë botë, me shpresën se nuk do bëheni për spital. Po ju ndodhi, SUKSESE NË JETË!

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 28/06/2024 20:02

    Per gruan e tahirit,ne2006tahiri ishte ne opozit fukara,por te ndodhte kur burri yt u be minister droge mamaja jote do te kandidonte per mis shqiperia do te flinte mbi dollar

    Përgjigju
  • Nina: 28/06/2024 10:09

    Te gjithe fajin e ka qeveria ,ministrja,qe nuk bejne kontrolle ,edhe kur bejne kontrolle marrin rracioni e mbyllin gojën,e njëjta gje ndodh per ushqimet (AKU),Farmacit,ilaçet nuk japin efektin e duhur,cdo qelize e shoqërisë shqiptare e ka kllaberuar nga korrupsioni.

    Përgjigju
  • xheni: 28/06/2024 09:51

    o zot cfar behet ne kete spital te ndyre kam humbur motren ku me temperature te larte dhe ka qene mjeku me emer POLIKRON ku e merrnim ne tel se ne spital as nuk dukej fare pasi u pagua fiku telefonin.gjithmone me jane dukur tallje sjelljet dhe sherbimi qe ofronin shume talles duke blere helme ne farmacite private per ti mbytur te dashurit tane fatkeqesisht kjo eshte shendetesia ne shqiperine tone te dashur.

    Përgjigju
  • kiri: 28/06/2024 04:04

    MOJ GRUAJA E TAHIRIT,,MOJ VAJZE E MBARE QE E KE BERE DETYREN TENDE NDAJ NENES TENDE,,,,PO KUR E MORE VESH SE NENEN TA VRAU AJO DOKTORESHE KRIMINELE,,,PSE NUK E ZHDUKE ATE QELBESIRE DOKTORESHE...DUHET BERE SHEMBULL NJE QE TE ZENE MEND TE TJERET,,,SHIKO TANI SA TE SEMURE TE TJERE KANE VRARE DERI SOT QE U ZBULUAN...

    Përgjigju
  • Iris: 28/06/2024 00:43

    Me siguri ai /koteci i vockel/i 2006 tani eshte kthyer ne klinike me 5 yje !

    Përgjigju
  • Gringo: 27/06/2024 22:43

    Qe ka dr qe kane bere pazar me jeten e njerezve kjo nuk eshte cudi! Por degradimi i sistemit nuk varet nga dr por nga ata qe e kane krijuar dhe menaxhojne sistemin! Nese ska stola qe pacienti te prese radhen per te hyre tek dr per konsulte s e ka fajin dr! Nese ka radhe e menaxhim te gabuar te njerezve qe duhet te trajtohen per kimio s e ma fajin dr por Qsut qe ka bere njeqind e nje pengesa derisa te maresh nje ilac! Nga eksperienca me nje familjarin tim per te mare ilacin duhet te rezervosh fillimisht viziten tek onkologu e nese e ben pas ores 4 se sistemi online ta lejon Emiljanoja me shoke (qe c'koordinojne njerzit qe presin jashte ne 2 stola qe ulen vetem 6 persona e te tjeret qe vijne nga Korca Tropoja Vlora e cdo cep i Shqiperise presin jashte ) i kane printuar listat e ti duhet te presesh ne fund sa ta verifikoje Emilianoja. Nejse hyre brenda pret per vizite ne dr e atje te pershkruhet mjekimi w duhet te shkosh te presesh ne farmaci te maresh mjekimin. E pastaj te shkosh ne dhomen e kimios e pasi te besh mjekimin te shkosh te besh rezervimin serish per heren tj. Nje i semure vete s e ben dot kete procedure por do edhe nje familjar. E gjitha kjo ka te beje me nje menaxhim difektoz qe eshte krijuar e per te cilin paguhen shpura e personave qe koordinojne Qsut. Une nuk e di sa faj ka mjeku ne rastet qe tregohen por nese ti krijon nje bunker per secilin qe troket ne Onkologjik eshte pikerisht ky sistem qe pjell edhe ndodhi te tilla. Por keto gjera jo se nuk dihen por nuk duan ti zgjidhin. Mire Onkologjiku u kap, po Korca me Gjergji Denasin me shoke qe te plasin buzen per nje skaner a do kapen ndonjehere?

    Përgjigju
  • Dajti: 27/06/2024 21:41

    Shume artikull prekes. Te kishe permendur emrin e asaj kuçedre qe te mashtroi ta dinin te gjithe kush eshte. Edhe ai fuçia e birres gashi nje psikopat hajdut i pafytyre eshte. Duhet ti linin ne burg te gjithe. Por prokurore, gjykates jane e njejta specie si mjeket. Korbi nuk i nxjerr syte korbit.

    Përgjigju
  • Sivre83: 27/06/2024 21:25

    Ne 2024 te gjith indinjohen me cfar po ndodhe ne spitalet shqiptare,po Mir moj zonja tahiri kur nje grua nje ministri paguan lek ne ate menyr qe keni bere dhe gjith kto vite te gjith qeverit qe Kan qen ne pushtet te djathte dhe te majte prokuroret gjykatesit gazetaret dhe gjith te tjer pa asnje perjashtim asnje nuk e din qe ne cdo spital shqiptare marrin lek Duke vazhduar qy nga Roja tek dera e spitalit,pastrusja duhet ti japesh 5 milekshin qe te vij tek dhoma te pastroj,infermieri per thjesht nje flebo duhet ti fusesh 10 mijlekshin tek xhepi dhe jo me doktorrat qe jan ber bosa nen dhimjet e tjetrit dhe me e keqa esht qe te lejne te vdesesh po nuk patè lek per nje operim edhe se betimi i tyre thot komplet ndryshme...prandaj te gjith bashk asnje pa perjashtim mos beni sikur ky lajme vjen kshu pa' pritur e pa ditur por ngrehu o shqipe njeher e mir ngrehu para se tju shtypin njeher e mir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër