Një banor nga fshati Murqinë e Fushë Krujës ka raportuar se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë.

Shqiptarja.com ka mësuar se personi i pickuar nga gjarpri është Bledi Troksi. Banesa e tij ndodhej nën ujë që prej mbrëmjes së djeshme. Sot ai ka shkuar të largojë ujin nga kati i parë, por befasisht është pickuar nga një gjarpër. Banorët i bëjnë apel autoriteteve për ndihmë pasi situata në Murqinë të Fushë Krujës është kritike.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com