Naveen Shekharappa Gyanagoudar, një shtetas indian është vrarë gjatë bombardimeve ruse të Kharkiv dje. Ai ishte një student i vitit të katërt të mjekësisë në Universitetin Kombëtar të Mjekësisë në Kharkiv, tha Sekretari i Jashtëm i Indisë, Harsh Shringla në një konferencë për shtyp.

"Ai kishte dalë për të marrë disa sende ushqimore dhe këmbim valutor kur u vra," tha kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN, duke shtuar se Naveen kishte planifikuar të largohej për në Poloni më vonë atë ditë.

Naveen kishte folur me babanë e tij disa momente para se të dilte për të blerë ushqime.

Që nga e marta në mbrëmje, trupi i tij ishte në një morg në universitetin e tij, tha Shringla, duke shtuar se zyrtarët indianë janë në kontakt me autoritetet lokale për të riatdhesuar trupin e tij.

Shringla shtoi se ai kishte folur me ambasadorët e Rusisë dhe Ukrainës për të përsëritur kërkesën për kalim të sigurt urgjent për të gjithë shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete të tjera në zonën e konfliktit.

Deri më tani më shumë se 9,000 shtetas indianë janë evakuuar ndërsa një numër i konsiderueshëm tani janë në zona më të sigurta, tha një zyrtar indian të martën.

 


Lajmi kryesor:

Shpërthime pranë stacionit hekurudhor në Kiev, objektiv Ministria e Mbrojtjes! Qyteti jugor Kherson në duart e rusëve! Suedia: Moska shkeli hapësirën tonë ajrore! Nesër negociatat Moskë-Kiev, në tryezë armëpushimi