'Po pse me kostum burrash o ma', batuta e Rita Latit kur shikon Rozën në Big Brother VIP

'Po pse me kostum burrash o ma', batuta e Rita Latit kur shikon Rozën në Big Brother VIP

Moderatorja Roza Lati është bërë pjesë e Big Brother VIP. Ajo nuk i kishte treguar nënës së saj, Rita Latit, se do të bëhej pjesë e këtij spektakli.

Roza Lati dhe nëna e saj, Rita Lati kanë qenë gjithmonë të pandashme, por duket se këtë herë Roza ka vendosur të sfidojë veten, duke hyrë në BBVIP.

Hyrjen e Rozës, nëna e saj e komentoi me batuta për veshjen.

“I bukur i dheut? U të vdes unë për ty. O Ledion është në Itali Roza, apo më mashtroni ju mua. Po më mashtroni më duket. Unë nuk jam për aty, unë vdes për këto, jam e sëmurë për këto, rri deri në orën 2 të natës. Jemi ne personazhet e përditshme, lumturohem, qesh shumë kur i shoh. Për Luizin kam pirë ilaçe, problem është që unë dua humor aty, dua të qesh por aty nuk ka dhe prandaj nuk vi dot.

Roza ndodhet në Itali, ka hedhur lekë tek ‘Fontana di trevi’. E ke për Rozën? Unë nuk e përballoj dot Rozën aty, më pëlqen shumë por nuk e përballoj dot. Çpo bën me mua o ma. Jo jo mos më thuaj”– tha ajo, teksa nuk e dinte se Roza ndodhej në studion e BBVIP.

“O e vogla ime, e vogla imeee. Ma, tani…”– iu drejtua Roza nga studio.

“Po pse me kostum burrash me mami?”- tha Rita.

“Përderisa BBVIP e kanë fituar vetëm burra thashë po vishem si burrë. Kur ta kam thënë se ke pranuar, por dhe e ke vënë re se unë nuk bëja asgjë tjetër, nuk jam marrë me asgjë”– tha Roza.

“Po ku të merr vesh kjo moj, ku të dëgjon ajo, ajo bën atë që unë i them jo”- tha Rita.

“Jam e lumtur që nuk shau. E vogla imë të kam shkruar një letër, gjithçka, çfarë duhet të bësh me qentë, me lulet e mija. I ke aty të gjitha”– tha Roza.

“O ma kam merak se do thuash gjëra që nuk duhet t’i thuash. Rozën nuk e kam bërë unë, nuk është vajza ime sepse është e pastër, thotë gjithçka i vjen, unë dua që Roza mos bjerë pre e presioneve që mami pastaj të mburet. Unë i jap bekimin tim, i kërkoj falje për gjithçka dhe i uroj suksese.”– tha Rita në fund, teksa Roza iu drejtua shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 14/01/2024 08:01

    Nivel scandaloz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?